Home / Sport / Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos

Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos

Barcelona ka festuar para publikut të vet titullin e 22-të kampion në historinë e klubit, festim që u parapri nga fitorja 2-1 ndaj Vajadolid që e lë në garë për arritjen e kuotës së 100 pikëve në kampionat.

Pedro dhe një autogol i Valiente bënë diferencën në pjesën e parë të takimit për katalanasit, në radhët e të cilëve mungonte Mesi, i cili ka mbyllur tashmë sezonin e tij dhe mori pjesë vetëm në ceremoninë përfundimtare të ngritjes së titullit. Goli me penallti i Perez në minutën e 89-të nuk prishi festën e katalanasve që vazhdojnë serinë e fitoreve, me objektivin e qartë që i kanë vënë vetes që të triumfojnë edhe në dy ndeshjet e mbetura në kampionat.
Ndonëse të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e Barcelonës janë shprehur publikisht se nuk ndjekin asnjë rekord, tashmë është botërisht e ditur se synohet me çdo kusht që të arrihet shifra e 100 pikëve në kampionat, e cila u regjistrua për herë të parë në sezonin e kaluar nga Real Madrid. Në këtë mënyrë, do të binte plotësisht poshtë edhe miti i Murinjos, i cili shumë shpesh ka cilësuar si arritjen e tij më të madhe faktin se ka mbyllur kampionatin në këtë kuotë pikësh.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *