Home / Lajme / Maqedoni / BDI mund të shpallë konkurse për postet qeveritare

BDI mund të shpallë konkurse për postet qeveritare

15 maj-Në konkurset për pozicionet e larta shtetërore që tashmë janë publikuar kërkohen kandidat me kapacitete të larta profesionale, aftësi menaxhimi dhe aftësi lidershipi si dhe kushte të tjera që siç thuhet për të realizuar politikat e Qeverisë.

BDI po shqyrton mundësinë që të shpallen konkurse publike nga Qeveria për të angazhuar kuadro të profesionalizuara në poste udhëheqëse qeveritare dhe nëpër drejtori.

Disa ditë më parë VMRO-DPMNE me propozim të kryetarit të saj dhe kryeministrit Nikolla Gruevski shpalli konkursin publik për pranimin e kuadrove profesionale në mbi 80 poste drejtuese në nivel të Qeverisë, drejtori, bordet dhe këshillat drejtuese si dhe konkurse për këshilltarë shtetëror dhe ambasadorë.

Nga partia shqiptare theksojnë për agjencinë e lajmeve INA se Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë po shqyrtojnë mundësinë për një hap të tillë, por ata janë të ballafaquar me rezistencën e aktivistëve dhe përfaqësuesve partiak nëpër degët partiake dhe funksionarët që tashmë mbajnë postet e larta.

Në konkurset për pozicionet e larta shtetërore që tashmë janë publikuar kërkohen kandidat me kapacitete të larta profesionale, aftësi menaxhimi dhe aftësi lidershipi si dhe kushte të tjera që siç thuhet për të realizuar politikat e Qeverisë.

Në konkurs përfshihen kryesisht institucionet që udhëhiqen nga ana e kuadrove të VMRO-DPMNE dhe jo ato të BDI-së. Por, mundësia e konkurimit të kandidatëve shqiptarë është në konkursin e hapur për ambasadorë dhe konsuj gjeneral. BDi si pjesë e koalicionit udhëheq me rreth 100 poste udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në nivel të sekretarëve shtetërore, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve, anëtarëve të bordeve drejtuese, drejtorëve rajonal dhe nivele tjera të përfaqësimit të nivelit të lartë nëpër komuna.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *