Home / Lajme / Maqedoni / BDI në koalicion me VMRO DPMNE-në (VIDEO)

BDI në koalicion me VMRO DPMNE-në (VIDEO)

Tetovë, 04 Maj – BDI dhe VMRO DPMNE janë afër marrëveshjes së koalicionit për këshillin e Komunës së Tetovës.

Në këtë komunë BDI-ja ka fituar 12 mandate këshilltarësh, 10 ka PDSH-ja, 5 VMRO DPMNE-ja, 2 LSDM-ja dhe nga 1 këshilltarë RDK-ja dhe Partia Demokratike Turke. Bisedimet pritet të finalizohen të hënën me marrëveshjen për kryetarin e këshillit nga radhët e BDI-së. Sipas burimeve jozyrtare, partia e Gruevskit do të marrë sektorin për arsim në kuadër të Komunës, drejtorin e Ndërmarrjes publike komunale si dhe një nga drejtorët e shkollave të mesme. Është formuar edhe Këshilli komunal i Gostivarit. Nasir Musliu nga BDI-ja është zgjedhur kryesues i këshillit, me votat edhe të 5 këshilltarëve të VMRO DPMNE-së dhe 3 të LSDM-së. BDI-ja do të mbajë për vete drejtorin e Ndërmarrjes komunale të Gostivarit, ndërsa partitë maqedonase do të marrin drejtorin e shkollës fillore ‘Goce Dellçev’ dhe të shkollës së mesme ekonomike, të cilët tradicionalisht kanë pasur drejtor maqedonas. Vazhdojnë bisedimet për këshillin komunal në Strugë. Nga PDSH-ja bëjnë të ditur se janë në bisedime me partitë shqiptare për të formuar koalicion mbarëshqiptar në këtë komunë. Pritet që 7 këshilltarët e BDI-së dhe dy të RDK-së të votojnë kandidatin e PDSH-së për kryesues të këshillit komunal Ymer Ymeri. Siç kemi njoftuar më herët, marrëveshje është arritur për Komunën e Kumanovës, ku me mbështetje të BDI-së, kryetar i këshillit komunal u zgjodh Maksim Dimitrievski nga LSDM-ja. Katër këshilltarët e BDI-së në Kumanovë kanë vendosur kryesuesin e këshillit, pasi dy partitë maqedonase kishin numër të njëjtë këshilltarësh, nga 12 të dyja. Këshilli është konstituuar edhe në komunën e Likovës, ku ka vendosur anëtari i vetëm i RDK-së, i cili ka dhënë votën për koalicion me BDI-në. Edhe në komunat e Tearcës dhe Zhelinës, kryesuesit e këshillave janë anëtarë të BDI-së. Në komunën e Vrapcishtit konstituimi i këshillit akoma mbetet pezull, për shkak të refuzimit të Partisë demokratike turke për koalicion me BDI-në.

BDI DHE VMRO DPMNE AFËR KOALICIONIT PËR KËSHILLIN KOMUNAL ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *