Home / Lajme / Maqedoni / Bejta – Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve

Bejta – Bexheti bashkërendojnë aktivitetet për çështjet juridike të qytetarëve

20 maj-Përveç asaj, me ministrin bisedova edhe për Ndërmarrje Publike “Gostivar”, që nga kryetari në ikje u falimentua. Ministri me ekipin profesional do na jep ndihmë juridike që të gjejmë zgjidhje që ato punëtor të kthehen përsëri në komunë për shkak se edhe ato kanë merita të veçanta sepse gjatë kohë kanë punuar në N.P “Gostivar” dhe në suaza të komunës së Gostivarit, dhe ne dëshirojmë ti shpërblejmë sepse kanë dhënë kontribut që qyteti ynë dhe qytetarët e Gostivarit të ecin përpara”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në mes të Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ofrimit të ndihmës juridike pa pagesë, në pajtim me Ligjin për ndihmë juridike falas, u realizua takim midis kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe Ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti.

Kryetari Bejta tha se me ministrin Bexheti kanë biseduar për shumë probleme juridike që i ka komuna e Gostivarit dhe për ofrimin e ndihmës juridike qytetarëve të cilët i drejtohen komunës.

“Në suaza të Ministrisë së Drejtësisë në Gostivar është edhe zyra rajonale dhe me ministrin u morëm veshtë, që të gjithë ato qytetar të cilët kanë probleme juridike, lirisht komuna nëpërmjet Qendrës Informative dhe përgjegjësit të Sektorit Juridik, ti drejtojmë në Zyrën Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, për tu dal në ndihmë qytetarëve.

Përveç asaj, me ministrin bisedova edhe për Ndërmarrje Publike “Gostivar”, që nga kryetari në ikje u falimentua. Ministri me ekipin profesional do na jep ndihmë juridike që të gjejmë zgjidhje që ato punëtor të kthehen përsëri në komunë për shkak se edhe ato kanë merita të veçanta sepse gjatë kohë kanë punuar në N.P “Gostivar” dhe në suaza të komunës së Gostivarit, dhe ne dëshirojmë ti shpërblejmë sepse kanë dhënë kontribut që qyteti ynë dhe qytetarët e Gostivarit të ecin përpara”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti tha se deri me tani Komuna e Gostivarit ka dorëzuara mjaftë kërkesa për mendime te Ministria e Drejtësisë, qoftë për institucionin komunë por edhe për qytetarët e Gostivarit

“U dakorduam që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë, një komunikim të përditshëm nëpërmjet komunës së Gostivarit, Njësisë Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që bashkërisht të jemi në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët e Gostivarit. Në suaza të ligjeve, mundësive dhe kompetencave ligjore dhe detyrimeve, siguruam kryetarin z. Bejta, që duke patur parasysh përkushtimin e institucionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në interes të institucionit komunë dhe në interes të qytetarëve të Gostivarit, Ministria e Drejtësisë të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin tonë me Komunën e Gostivarit, do të jemi në komunikim të vazhdueshëm që të përmirësojmë bashkërisht kushtet aty ku mundemi për qytetarët e Komunës së Gostivarit dhe institucionit. Duke patur një komunë stabile, qytetarët në mënyrë më të drejtë i efektojnë shërbimet e veta”, u shpreh Ministri Blerim Bexheti.

Ky ishte takimi i parë i kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me një ministër të kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë. (

Gjithashtu lexo

TI: Të tejkalohet problemi me harxhimet e rrugës nga deputetët

Transparency International dhe Qendra për analiza ekonomike kërkojnë nga Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *