Home / Lajme / Maqedoni / Bejta kundërpërgjigjet lidhur me protestën e RDK (VIDEO)

Bejta kundërpërgjigjet lidhur me protestën e RDK (VIDEO)

16 maj – I ftoj ata le të nxjerrin një dokument që është suspenduar ndonjë punëtor që ka vendim për të punuar si profesor i rregullt në procesin edukativo arsimor, pa marr parasysh për cilën shkollë bëhet fjalë, qoftë në shkollat me mësim parashkollor, çerdhe, shkolla fillore apo të mesme. Unë si kryetar qytetarëve ju kam premtuar se do ta përmirësoj sferën e arsimit dhe se nxënësit, prindërit dhe profesorët do ta kenë vendin e vet dhe këtë do ta bëj”, tha kryetari Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në konferencën e mbajtur për shtyp, përgënjeshtroi deputetët e RDK-së, këshilltarët komunal të kësaj partie, ish drejtorët e shkollave dhe personat e tjerë, për gjoja revanshizëm politik.

“Ata janë të njohur në opinion si mashtrues. Ata i humbën zgjedhjet dhe shkuan në histori. Nuk ka asgjë të vërtetë, asnjë punëtor nga procesi edukativo arsimor nuk është larguar nga puna. I ftoj ata le të nxjerrin një dokument që është suspenduar ndonjë punëtor që ka vendim për të punuar si profesor i rregullt në procesin edukativo arsimor, pa marr parasysh për cilën shkollë bëhet fjalë, qoftë në shkollat me mësim parashkollor, çerdhe, shkolla fillore apo të mesme. Unë si kryetar qytetarëve ju kam premtuar se do ta përmirësoj sferën e arsimit dhe se nxënësit, prindërit dhe profesorët do ta kenë vendin e vet dhe këtë do ta bëj”, tha kryetari Bejta.

Ai tha se ish të punësuarit kanë qenë të angazhuar në bazë të vullnetit të ish kryetarit dhe se janë paguar në mënyrë joligjore.

“Ata që kanë mbetur pa punë, nëse ka mbetur ndonjë, kanë qenë të angazhuar në bazë të vullnetit të kryetarit në ikje. Kryetari në ikje ka bërë keqpërdorime në financimin e atyre punëtoreve. Ata kanë marr para nga bllok dotacionet, të cilat janë të parapara për mirëmbajtjen e shkollave dhe për transportin e nxënësve. Në vend që të krijohen kushte dhe të mirëmbahen shkollat ashtu siç duhen në interesin e nxënësve dhe atyre që janë të punësuar, ato para i kanë shfrytëzuar dhe i kanë paguar në mënyrë joligjore punëtoret të cilët kanë punuar jashtë ligjit. Asnjë i punësuar në sferën e arsimit në asnjë shkollë nuk është larguar nga procesi edukativo arsimor”, përfundoi kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

RDK ME PROTESTA KUNDËR LARGIMEVE NGA PUNA, BEJTA MOHON AKUZAT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *