Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Qytetarët e Gostivarit pjesë e barabartë e Evropës së Bashkuar

Bejta: Qytetarët e Gostivarit pjesë e barabartë e Evropës së Bashkuar

9 maj-Nga ana tjetër, kryetari Nevzat Bejta tha se bashkëpunimi me ambasadat në fjalë do të vazhdoje dhe se do të jetë edhe më i avancuar. Kryetari Bejta i informoi ambasadorët edhe për aktivitetet që i ka ndërmarrë pas marrjes së detyrës para një muaji.

Për herë të shtatë Gostivari e festoi 9 Majin, Ditën e Evropës. Edhe këtë vit manifestimi u organizua nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me ambasadat e Grupit të Vishegradit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta aktivitetet për shënimin e “Ditës së Evropës”, e nisi me takimin që u organizua me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të V4, ambasadorin e Hungarisë, Jozef Bence, zëvendës ambasadorja e Polonisë Marta Prezenioslo, zëvendës ambasadorin e Çekisë, Milan Fisher dhe përfaqësuesen e ambasadës së Sllovakisë, Aleksandra Ismailoviç.

Ambasadorët i uruan kryetarit Nevzat Bejta për zgjedhjen në krye të komunës dhe thanë se bashkëpunimi me komunën e Gostivarit do të vazhdoje.

Nga ana tjetër, kryetari Nevzat Bejta tha se bashkëpunimi me ambasadat në fjalë do të vazhdoje dhe se do të jetë edhe më i avancuar. Kryetari Bejta i informoi ambasadorët edhe për aktivitetet që i ka ndërmarrë pas marrjes së detyrës para një muaji.

Aktiviteti për shënimin e Ditës së Evropës u zhvillua në Palestrën Sportive “Rinia”, në Gostivar.

Para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se Evropa është shembulli më i mirë për vendin tonë se si duhet punuar, si duhet parë gjërat, se si duhet respektuar njëri tjetrin.

“Evropa për vendin tonë është shembulli më i mirë se si duhet punuar ne, si duhet parë gjërat, se si duhet respektuar njëri tjetrin. Ta kuptojmë dhe ta pranojmë drejtë mesazhin e himnit dhe sloganin e Evropës “TË BASHKUAR NË DALLIMET”. Sot jemi këtu për të festuar datën më të mirë të Evropës, 9 Majin, datë kjo që i solli njerëzisë lumturi në Evropë, është datë që bashkoi të gjithë pjesëtarët e nacionaliteteve të ndryshme të Evropës. Kjo datë është e lidhur edhe me historikun e qytetit të Gostivarit, për shkak se edhe në qytetin tonë jetojnë pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme shqiptar, maqedonas, turq, rom dhe tjerë. Ashtu siç jetojnë në harmoni qytetarët e komuniteteve të ndryshme të shteteve të Evropës, ashtu dëshiroj të jetojnë edhe qytetarët e komunës të cilën unë e udhëheq. Ne në Maqedoni dhe në Gostivar duhet ta ndjekim rrugën që e kanë ndjekur të gjithë qytetarët e Evropës, të gjithë pjesëtarët e komuniteteve të ndryshëm të Evropës. Ti respektojmë parimet që i ka respektuar Evropa prej vitit 1950, para 63 viteve. Të respektojmë lirinë, barazinë dhe drejtësinë me këto tre elemente qytetarët dhe pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme të Evropës e kanë çuar Evropën përpara dhe evropianët janë bërë shumë të fuqishëm”, tha kryetari Bejta.

Në vazhdim Bejta tha se qytetarët e Gostivarit dëshirojnë të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar.

“Vendi ynë duhet të ecë rrugës së Evropës, sepse Evropën e duan qytetarët e Gostivarit, e duan në përgjithësi qytetarët e Maqedonisë. Ne nuk duhet të dallohemi nga evropianët, qytetarët e Gostivarit dëshirojnë të jenë pjesë e barabartë e “Evropës së Bashkuar”. Komuna e Gostivarit dhe qytetarët e saj e duan Evropën, punojnë dhe veprojnë në Evropë, shumë qytetarë tanë janë pjesë e Evropës, por ne dëshirojmë që edhe zyrtarisht që shteti dhe qyteti ynë Gostivari të jenë pjesë e Evropës. Ne kemi dëshirë që qyteti ynë Gostivari të duket si qytetet e shteteve të Evropës së Bashkuar. Aktivitetet dhe punët tona i bëjmë sipas shembullit nga shtete e Evropës. Dëshira e madhe e gjithëve qytetarëve të Gostivarit është që një ditë edhe ne të festojmë 9 Majin si datë më të rëndësishme në historinë e Evropës në kontinentin më të vjetër, që edhe vendi ynë dhe qytetarët e Gostivarit të jenë pjesë e barabartë e Evropës së Bashkuar”, përfundoi kryetari Nevzat Bejta.

Ambasadorët e shteteve të Kartës së Vishegradit, në fjalimet e tyre shprehën kënaqësinë e tyre që Gostivari edhe këtë vit është pjesë e manifestimeve për shënimin e Ditës së Evropës.

Pjesë e manifestimi për Ditën e Evropës ishin edhe krosi në vrap, turne në shah, prezantim të vlerave të Gostivarit dhe shteteve të Kartës së Vishegradit dhe programi argëtues me pjesëmarrje të nxënësve të shkollave të qytetit.

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe ambasadori i Hungarisë – Jozef Bence, garuesve më të suksesshëm u ndanë dhurata.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *