Home / Lajme / Maqedoni / Bejta takoi Përgjegjësen e OSBE-së për Pollogun

Bejta takoi Përgjegjësen e OSBE-së për Pollogun

13 maj-“Nuk kemi larguar asnjë të punësuar që është punësuar konformë ligjit dhe me vendime pune. Janë larguar persona të cilëve ose u kanë skaduar kontratat ose kanë qenë në fund. Këta persona janë angazhuar si aktivistë të një partie politike dhe të ish kryetarit dhe janë angazhuar gjatë aktiviteteve zgjedhore”, u shpreh kryetari Bejta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u takua me Përgjegjësen e Zyrës së OSBE-së, në Tetovë, Ulrike Shmid. Në këtë takim fillestar u bashkëbisedua për ri-vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kanë pasur të dyja palët sidomos gjatë mandatit të parë të kryetarit Bejta. Kryetari Nevzat Bejta e njoftoi zonjën Shmid, për punët dhe aktivitet që ai i ka ndërmarrë në njëmujorin e parë të mandatit të tij të ri.

Përgjegjësen e OSBE-së për rajonin e Pollogut, kryetari Bejta e informoi edhe për ndërprerjen e kontratave të disa të angazhuarve në komunë, ndërmarrjen publike dhe nëpër shkollën, të punësuar në kohën e ish kryetarit të komunës.

“Nuk kemi larguar asnjë të punësuar që është punësuar konformë ligjit dhe me vendime pune. Janë larguar persona të cilëve ose u kanë skaduar kontratat ose kanë qenë në fund. Këta persona janë angazhuar si aktivistë të një partie politike dhe të ish kryetarit dhe janë angazhuar gjatë aktiviteteve zgjedhore”, u shpreh kryetari Bejta.

Ai gjithashtu foli edhe për punët dhe prioritet që i ka Komuna e Gostivarit, duke e njoftuar për fillimin e një numri të madh projektesh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *