Home / Lajme / Maqedoni / Bejta takoi shefin e policisë në Gostivar

Bejta takoi shefin e policisë në Gostivar

8 maj-Ne dëshirojmë që në Komunën e Gostivarit të vendosim rend në komunikacion, qytetarët të jenë të lirë, të sigurt dhe të jenë sa më afër qoftë me kryetarin e komunës, qoftë me komandantin e policisë, për shkak se ne bashkëpunimin e bëjmë në interes të tyre”, tha kryetari, Bejta.

Me rastin e 7 Majit, Ditës së Policisë, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta vizitoi Stacionin Policor në Gostivar, ku nga afër uroi Komandantin e Policisë Naim Aliu dhe të punësuarit në këtë stacion për ditën e tyre. Me këtë vizitë u konfirmua bashkëpunimi i mirë midis dy institucioneve, Komunës së Gostivarit dhe Stacionit Policor, sidomos pas ndërrimit të pushtetit vendor në Gostivar. .

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se me anë të kësaj vizite jepet mesazhi se komuna ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Gostivarit.

“Qytetarët duhet të kenë respekt të veçantë ndaj policisë, për shkak se policia punon ditë e natë në interes të qytetarëve, për të ruajtur pasurinë e tyre, për tu kujdesur për jetët e tyre. Sot unë kam dal si kryetar që të uroj Policinë për ditën e tyre. Policia e Gostivarit, ka qenë dhe do jetë në shërbim të qytetarëve. Me ardhjen time në krye të komunës, ne kemi një bashkëpunim të ngushtë me policinë, pasi që ky bashkëpunim shkon në interes të qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Ne dëshirojmë që në Komunën e Gostivarit të vendosim rend në komunikacion, qytetarët të jenë të lirë, të sigurt dhe të jenë sa më afër qoftë me kryetarin e komunës, qoftë me komandantin e policisë, për shkak se ne bashkëpunimin e bëjmë në interes të tyre”, tha kryetari, Bejta.

Edhe Komandanti i Stacionit Policor në Gostivar, Naim Aliu e konfirmoi bashkëpunimin e mirë që e kanë Policia dhe komuna.

“Me rastin e 7 Majit, ditës së Policisë e ftuam kryetarin e Komunës z. Nevzat Bejta që të na vizitoje neve në cilësinë e Kryetarit të Komunës, vizitë e cila ka munguar vite me radhë në stacionin tonë policor. Duam t’ju tregojmë qytetarëve se policia është në shërbim të qytetarëve dhe në bashkëpunim me komunën dhe kryetarin e komunës shpresojmë që kushtet për qytetarët e Gostivarit do të jenë në nivel të duhur”, thotë i pari i Policisë së Gostivarit, Naim Aliu.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *