Home / Lajme / Maqedoni / Benzina dhe dizeli shtrenjtohen prej gjysmë denari deri në një denarë

Benzina dhe dizeli shtrenjtohen prej gjysmë denari deri në një denarë

20 maj-Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i Eurosuper BS-98 dhe Eurodizelit do të jetë më i lartë për gjysmë denari dhe do të arrijë 80,50 denarë, gjegjësisht 67,50 denarë për Eurodizelin. Çmimi me pakicë i Eurosuperit BS-95 dhe Vajit ekstra i lehtë prë amvisëri rriten për një denar për litër, ashtu që çmimet e reja do të arrijnë për Eurosuperin 79 denarë

Çmimi me pakicë i benzinës dhe dizelit prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denarë deri në një denar për litër.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i Eurosuper BS-98 dhe Eurodizelit do të jetë më i lartë për gjysmë denari dhe do të arrijë 80,50 denarë, gjegjësisht 67,50 denarë për Eurodizelin. Çmimi me pakicë i Eurosuperit BS-95 dhe Vajit ekstra i lehtë prë amvisëri rriten për një denar për litër, ashtu që çmimet e reja do të arrijnë për Eurosuperin 79 denarë, ndërsa për Vajin ekstra i lehtë 56,50. Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,716 denarë për kilogram dhe do të arrijë 41,517 denarë.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botërore në periudhën e kaluar 14-ditore arrinte 103,35 dollarë për barel dhe për 2.26 për qind më i lartë nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar (101,066 dollar/barel) sipas së cilës u formuan çmimet aktuale të derivateve të naftës.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar 14 ditore arrinte 47,15 denarë për dollar dhe është për 0,2 për qind më i ulët se kursi i dollarit (47,2534 den/dollarë) sipas të cilit u formuan çmimet.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e kaluar 14 ditore shënojnë rritje te benzina mesatarisht rreth 2.18 për qind apo 20.02 dollarë për tonë, te dizeli rritje mesatarisht për rreth 2,23 për qind apo 18,.62 dollarë për ton edhe te mazuti rritje mesatarisht për rreth 2,29 për qind apo rreth 13,25 dollarë për ton

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *