Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Integrimi i RM-së në BE qëllim i përbashkët i të gjitha partive politike

Besimi: Integrimi i RM-së në BE qëllim i përbashkët i të gjitha partive politike

9 maj-Gjithsesi se në çdo fazë secili nga zëvendëskryeministrat në bazë të këtij përcaktimi strategjik ka dhënë kontributin e tij në këtë resor dhe këtu jemi sot edhe njëherë së bashku ta konfirmojmë prioritetin e Republikë së Maqedonisë për anëtarësimin në Union”, tha Besimi.

Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropianen Fatmir Besimi fillon traditë të re të mëngjesit evropian me korin diplomatik, ndërsa e vazhdon edhe takimin e vjetër me zëvendëskryeministrat e mëparshëm për integrime evropiane dhe që të dyja në suaza të shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës.

“Ideja është që kjo të bëhet praktikë. Qëllimi i formatit të tillë të takimeve është fakti se perspektiva evropiane, gjegjësisht integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE është qëllimi i përbashkët dhe çështje konsesuale e të gjitha partive politike. Gjithsesi se në çdo fazë secili nga zëvendëskryeministrat në bazë të këtij përcaktimi strategjik ka dhënë kontributin e tij në këtë resor dhe këtu jemi sot edhe njëherë së bashku ta konfirmojmë prioritetin e Republikë së Maqedonisë për anëtarësimin në Union”, tha Besimi.

Sipas tij, takimi me ish homologët e tij jep mundësi për bisedë të hapur me përqendrim kritik të eurointegrimeve. Në këtë drejtim, shoti, është dakorduar formimi i një Këshilli të zëvendëskryeministrave për eurointegrime si trup joformal i cili do takohet në Ditën e Evropës, por edhe përkundër raporteve nga Komisioni Evropian për progresin e vendit.

Jane Milovski një nga zëvendëskryeministrat e parë për eurointegrime, theksoi se secili prej tyre mund të transmetojë një pjesë të përvojës personale në lidhje me procesin eurintegrues. Sipas tij, Maqedonia është shumë e vogël që të heqë dorë nga njohja e atyre që paraprakisht ishin të kyçur në ndonjë proces sepse të gjithë janë qytetarë të këtij shteti pa marr parasysh përkatësinë politike.

Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se takimi me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të jetë në funksion të bisedimeve për perspektivën e vendit për anëtarësim në BE dhe për këmbimin e mendimeve në këtë temë, duke përfshirë edhe avancimin e Maqedonisë në reformat e raportit të ardhshëm nga Komisioni Evropian.

Duke iu përgjigjur pytejes së gazetarëve, zëvendëskryeministri Besimi tha se edhe krahas procesit të prolonguar për inkuadrim drejt BE-së, mbështetja e qytetarëve të Maqedonisë edhe më tej është e lartë dhe lëviz prej 70 deri 90 për qind.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *