Home / Lajme / Maqedoni / Besimi në Athinë në takim me Avramopulos

Besimi në Athinë në takim me Avramopulos

8 maj-Gazeta shkruan se Besimi është anëtarë i kabinetit qeveritar nga partia shqiptare BDI dhe se ai vlerësohet si një politikan i urtë dhe se ai edhe më parë ishte takuar me homologun grek Avramopulos, në kohën kur ishin ministra të mbrojtjes.

Ky takim ka nxitur komente në Athinë dhe Shkup, për shkak të kontestit të emrit dhe nivelit të zhvillimit të tij midis një ministri shqiptar në të Maqedonisë dhe ministrit grek.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Fatmir Besimi sot në Athinë do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dimitris Avramopulos.

Ky takim ka nxitur komente të ndryshme në Athinë dhe Shkup, pikërisht për shkak të kontestit të emrit dhe nivelit të zhvillimit të tij midis një ministri shqiptar në kabinetin qeveritar të Maqedonisë dhe ministrit grek.

Ministri Besimi ka sqaruar disa ditë më parë se temat e këtij takimi do të jenë integrimet evro-atlantike të vendit dhe marrdhëniet bilatareale mes dy vendeve fqinje. Besimi nuk bëri të ditur nëse do t’ia përcjell diplomatit grek qëndrimet e qeverisë rreth propozimit të fundit të ndërmjetësit Methju Nimic rreth çështjes së emrit, por tha se edhe problemi i emrit do të jenë një nga temat që do të shtrohen në tryezë. Besimi e cilësoi si të rëndësishëm takimin me autoritet greke në kohën kur kanë mbetur edhe 1 muaj deri tek samiti i qershorit të Këshillit të BE-së, kur shtetet anëtare do të vendosin nëse do t’ia japin apo jo këtë vit datën për fillimin e negociatave me BE-në.

Gazeta greke “To Vima” ka komentuar takimin, duke nënvizuar se përmes këtij takimi Athina po kërkon kanale për komunikimin me Shkupint, në tentim për të gjetur rrugëdale nga qorr – sokaku rreth kontestit të emrit dhe pas qëndrimeve të palëkundura të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Gazeta shkruan se Besimi është anëtarë i kabinetit qeveritar nga partia shqiptare BDI dhe se ai vlerësohet si një politikan i urtë dhe se ai edhe më parë ishte takuar me homologun grek Avramopulos, në kohën kur ishin ministra të mbrojtjes.

“To Vima” komenton edhe një burim të lartë diplomatik grek, ku nënvizohet se pala grek komunikon dhe bisedon me çdo kend që është i interesuar për bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *