Home / Lajme / Maqedoni / Bexheti ishte i pranishëm në një gjykatë të improvizuar të USHT-së

Bexheti ishte i pranishëm në një gjykatë të improvizuar të USHT-së

13 maj-Përveç pjesës praktike, siç theksoi, nevojitet që studentët nga të gjitha fakultetet juridike nga universitetet në Maqedoni të jenë në rrjedhë me reformat që aplikohen në jurisprudencë. “Nevojitet të jenë në rrjedha me harmonizimin e legjislativës së Maqedonisë me atë të BE-sp që në rast të fundit do të ketë ngritje të cilësisë si të sistemit gjyqësor, ashtu edhe të studentëve në përgjithësi në vendin tonë”, tha ministri Bexheti.

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot mori pjesë në seancën e improvizuar që e organizuan studentët dhe profesorët e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

“Duam t’i mbështesim dhe stimulojmë studentët dhe profesorët e USHT-së në zbatimin e këtij prpjekti si pjesë praktike që është shumë i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së studentëve. Ata studentë që do të përcaktohet të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe anëtarë të institucioneve tjera nga sistemi gjyqësor, në këtë mënyrë mund të shohin në praktikë se si zhvillohet një proces gjyqësor”, deklaroi Bexheti.

Përveç pjesës praktike, siç theksoi, nevojitet që studentët nga të gjitha fakultetet juridike nga universitetet në Maqedoni të jenë në rrjedhë me reformat që aplikohen në jurisprudencë. “Nevojitet të jenë në rrjedha me harmonizimin e legjislativës së Maqedonisë me atë të BE-sp që në rast të fundit do të ketë ngritje të cilësisë si të sistemit gjyqësor, ashtu edhe të studentëve në përgjithësi në vendin tonë”, tha ministri Bexheti.

Sipas dekanit të Fakultetit Juridik të USHT-së, Mersim Maksuti, seanca gjyqësore duhet ta zbrasë teorinë që studentët e kanë fituar gjatë ligjërimit në praktikë, sepse në këtë rast ata do të jenë gjykatës, trup gjykues dhe prokurorë.

“Dëshirojmë në mënyrë praktike studentët t’i shohin rregullat, rrjedhën dhe të gjitha dispozitat gjatë një procesi real gjyqësor, që është në përputhje edhe ne mësimin praktik të fakultetit tonë”, deklaroi Maksuti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *