Home / Lajme / Rajon / Bihet dakord për zbatimin e Marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit (VIDEO)

Bihet dakord për zbatimin e Marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit (VIDEO)

23 Maj – Beogradi dhe Prishtina kanë arritur në parim një marrëveshje për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 19 prillit.

Marrëveshja duhet të aprovohet deri në fund të javës prej qeverive të Kosovës dhe Serbisë.Pasi në Marrëveshjen e 19 prillit nuk parashikoheshin edhe detajet dhe afatet kohore për zbatimin e dokumentit të nënshkruar për rregullimin e pozitës së bashkësisë etnike serbe në veri të Kosovës, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq biseduan dy ditë në Bruksel dhe kanë rënë parimisht dakord për planin e zbatimit të saj në terren. Marrëveshja duhet të zbatohet deri në fund të vitit.

Kryeministri i Kosovës Thaçi tha se “në marrëveshjen e nënshkruar në parim janë përcaktuar saktë orari dhe planet për zbatimin e marrëveshjes në gjashtë muajt e ardhshëm. Marrëveshja është plotësisht në përputhje me dokumentin që është nënshkruar në prill, por të dy qeveritë dhe shtetet kanë pasur nevojë për një angazhim më kreativ, për zbatimin e marrëveshjes”.

Pas përfundimit të takimeve tek baronesha Chaterine Ashton, Thaçi u shpreh i bindur se palët do të zbatojnë në tërësi dokumentin e nënshkruar.

BIHET DAKORD PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *