Home / Sport / Borusia i jep fund miqësisë me Bajernin

Borusia i jep fund miqësisë me Bajernin

Presidenti i Borusia Dortmund, Hans Joakim Uatzke dhe bordi drejtues i skuadrës së Borusia Dortmund kanë vendosur që të anulojnë drekën e zakonshme miqësore me homologët e Bajern Mynih para sfidës të së shtunës në kampionat mes këtyre dy skuadrave. Drejtuesi më i lartë i Borusia Dortmund ka bërë të qartë se tashmë mes dy klubeve që do të ndeshen në fund të muajit edhe në finalen e Ligës së Kampioneve, ekzistojnë marrëdhënie shumë të ftohta, për shkak të transferimit të Mario Gëtze te bavarezët.

“Kam folur gjithmonë me respekt dhe admirim të madh për Bajernin. Por tani më duhet të them se gjërat janë ftohur pak. Kohët e fundit ka pasur pak acarim mes nesh”, tha Uatzke para ndeshjes së fundjavës ku ekipi i tij pret bavarezët në një miqësore të mirëfilltë pasi të dy skuadrat nuk kanë asnjë lloj objektivi në kampionat, me Bajernin që ka siguruar titullin dhe Borusian që thuajse ka siguruar vendin e dytë.
“Gjithçka do të shkojë me sportivitet të shtunën por nuk ka më përqafime si më parë. Pse duhet të pretendojë se gjithçka është miqësore? Kemi vendosur se nuk do të organizojmë një drekë me Bajernin, vetëm një shtrëngim duarsh para ndeshjes na mjafton”, deklaroi presidenti i Borusia Dortmund.
Një situatë e tillë duket se do të ndezë më shumë rivalitetin mes dy skuadrave, jo në ndeshjen e fundjavës, por në 3 javët e ardhshme që ndajnë nga finalja e Ligës së Kampioneve të 25 majit, me batuta e kundërpërgjigje që nuk do të mungojnë nga të dy palët.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *