Home / Lajme / Maqedoni / Botohet libri “Sfidat e arsimit sipëror në Gjuhën Shqipe në RM” (VIDEO)

Botohet libri “Sfidat e arsimit sipëror në Gjuhën Shqipe në RM” (VIDEO)

Tetovë, 28 Maj – Libri me titull “Sfidat e arsimit sipëror në Gjuhën Shqipe në RM” i autorit Dashmir Idrizi paraqet interes të vecantë teorik, politik dhe shkencor.

Ky libër ka rëndësi të posacme praktike për komunitetin ku jetojmë dhe më gjerë nga fakti se analizon standardet ndërkombëtare mbi arsimin sipëror dhe detyrimet e Maqedonisë në këtë drejtim.
Përmes këtij libri autori jep një kontribut modest shkencor në ndricimin e problemeve në ngritjen e institucioneve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Autori ka ardhur në konstatime përfundimtare të cilat bazohen në analiza statistikore dhe rezultate praktike nga aktivitetet e realizuara në drejtim të implementimit të standardeve të kërkuara.
Autori përshkruan edhe ngjarjet e asaj kohe të cilët lidhen me kërkesat e shqiptarëve për arsim sipëror dhe kishin të bëjnë me respektimin e konventave ndërkombëtare.

BOTOHET LIBRI ” SFIDAT E ARSIMIT SIPËROR NË GJUHËN SHQIPE NË RM ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *