Home / Sport / ‘Buba’ përsëri luan për Wolfsburgun

‘Buba’ përsëri luan për Wolfsburgun

Hasani nisi ndeshjen me Ajntrahtin nga pankina, ndërsa u inkuadrua në lojë në minutën e 81 në vend të kroatit Ivica Oliç, në momentet kur skuadra e tij avansonte 1:2.

Tetovari Ferhan Hasani pas një kohe më të gjatë, përsëri ka shijuar Bundesligën, duke luajtur 9-të minutat e fundit të takimit Ajntraht Frankfurt-Wolfsburg. Trajneri Dieter Hecking për herë të parë vendosi që të grumbullojë Hasanin në një ndeshje kampionale, madje duke i dhënë shansin të luajë në fund të përballjes në Frankfurt e mbyllur me barazimin 2:2. ‘Buba’ i transferuar në Gjermani nga Shkëndija e Tetovës, pati nevojë për kohë për të gjetur vendin e tij te Wolfsburgu, ndërsa atëherë kur arriti të fitojë besimin e trajnerit Felix Magath, drejtuesit e skuadrës vendosën ta shkarkojnë atë, si pasojë e rezultateve të dobëta që arrinte ekipi asokohe. Ai moment ktheu gjërat në fillim për Hasanin, i cili duhej të punojë përsëri në fitimin e besimit te trajnerët e ri. Në dimër Wolfsburgu angazhoi Dieter Heckingun si shef i stafit teknik dhe nën drejtimin e tij ‘Buba’ zhvilloi disa paraqitje në fazën përgatitore. Për fat të keq Hasani pësoi një lëndim në një ndeshje kontrolluese me Herthën e Berlinit dhe si pasojë dështoi edhe transferimi i tij në Dinamo Zagreb. Qëndrimi te Wolfsburgu nënkuptonte luftë të ashpër për fitimin e besimit të trajnerit dhe shpërblimi vjen në fund të sezonit kur ai luan 9-të minuta. Hasani nisi ndeshjen me Ajntrahtin nga pankina, ndërsa u inkuadrua në lojë në minutën e 81 në vend të kroatit Ivica Oliç, në momentet kur skuadra e tij avansonte 1:2. Polak dhe Diego i dhanë Wolfsburgut epërsi 0:1, mirëpo në minutën e 35 Hasebe shkakton penalti dhe largohet me karton të kuq, ndërsa Ajntrahti me anë të Meierit shënon për 1:2. Rezultati final 2:2 u vendos në minutën e 90-të, kur Rodrigez shënon në rrjetë të gabuar. Për Ferhan Hasanin kjo ishte paraqitja e tretë në Bundesligë, ndërsa shpresohet që viti i ardhshëm të jetë më i suksesshëm për të.

Huazuar nga Alsat-M.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *