Home / Sport / Çelsi bëhet gati të largojë Torres

Çelsi bëhet gati të largojë Torres

Çelsi është gati të pranojë një humbje të rëndë në bilanc prej 30 milion paund, për të larguar Fernando Torres nga radhët e klubit. Londinezët tashmë duan të heqin qafe lojtarin që blenë për 50 milion paund, edhe pse ky ishte sezoni më i mirë i tij te Çelsi, me 22 gola të shënuar.

Por sulmuesi spanjoll nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në kampionat, ku ka shënuar vetëm 7 gola, i fundit në dhjetor ndaj Aston Vilës. Kjo është arsyeja pse Çelsi shpreson që ndeshja e sotme ndaj Evertonit të jetë e fundit për lojtarin spanjoll.
Po të merret totali i paraqitjeve të tij që nga janari i vitit 2011 kur u ble nga Liverpuli për 50 milion paund, Torres ka qenë absolutisht zhgënjyes, me vetëm 34 gola në 130 ndeshje, shumë pak për atë që pritej nga një lojtar i tillë.
Kjo çon shpenzimin e Çelsit në thuajse 2 milion paund për çdo gol të shënuar, nëse shifrës së blerjes së tij i shtohen edhe 22 milion paund të përfituara si rrogë.
Ndaj mendohet se Zhoze Murinjo ka bërë të qartë se lojtari duhet larguar sa më parë që të jetë e mundur, pasi me paratë e shitjes së tij, do të tentohet të blihet Edinson Kavani dhe Andre Shurle. Tashmë drejtuesit e Çelsit janë të ndërgjegjshëm se nuk do të përfitojnë më shumë se 20 milion paund për lojtarin dhe janë gati të pranojnë humbjen e 30 milion paund vetëm për shkak të kësaj lëvizje krejtësisht të gabuar që bënë në merkato dy vite e gjysmë më parë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *