Home / Sport / Çelsi-Benfika, finalja e Europa League

Çelsi-Benfika, finalja e Europa League

Çelsi dhe Benfika janë dy skuadrat të cilat do të luajnë në finalen e Europa Legaue që zhvillohet në Amsterdam me 15 maj. Anglezët kanë bërë detyrën duke mundur 3-1 Bazelin, ndërsa fitorja me të njëjtin rezultat e portugezëve ndaj Fenerbahçes i ka dhënë atyre biletën për në finale.

Çelsi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Zvicër ndaj shkonte më e qetë në sfidën në fushën e vet. Por pavarësisht një pjese të parë të dominuar nga skuadra angleze, golin e gjen Bazeli me anë të Salah, duke krijuar panik në radhët e bluve, pasi një gol tjetër do të rrezikonte seriozisht kualifikimin e tyre.
Por fillimi i pjesës së dytë zgjidh gjithçka për londinezët, pasi pa kaluar 15 minuta nga fraksioni i dytë i lojës, rezultati kishte shkuar në 3-1 falë rrjetave të Torres, Moses e David Luiz. Ndaj minutat e mbetura të ndeshjes bëhen formalitet, me Benitez që vendos të mos lodhë më shumë disa nga futbollistët që kanë mbajtur barrën më të madhe të ndeshjeve në këtë pjesë të sezonit.
Ndeshja tjetër në “Da Luz” të Lisbonës, mes Benfikës vendase dhe Fenerbahçes, ka qenë më emocionuese. Shkak është bërë goli i shpejtë i Gaitan që kaloi në avantazh vendasit, duke barazuar rezultatin e sfidës së parë të përfunduar 1-0 për ekipin turk. Por emocionet shtohen edhe më shumë nga një penallti e transformuar saktësisht nga Kajt në minutën e 23-të që kalon kualifikimin plotësisht në favor të Fenerbahçes, me Benfikën që tashmë i duhet të shënojë dy herë për të arritur në finalen e Europa Legue. Portugezët insistojnë dhe ia arrijnë qëllimit falë paraguaianit Kardozo, padyshim sulmuesit më të mirë të tyre, pasi ai arrin të realizojë në minutat 35 dhe 66, për t’i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.
Në finale, Çelsi do të ketë mundësinë t’i bashkohet Barcelonës, Ajaks, Juventusit dhe Bajern Mynih, të cilat janë skuadrat e vetme që kanë fituar Ligën e Kampioneve, Europa League (që quhej Kupa UEFA) dhe Kupën e Kupave. Ndërsa Benfika do të mundohet të bëjë të vetin trofeun që i shpëtoi nga duart 30 vite më parë përballë Anderlehtit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *