Home / Lajme / Maqedoni / Ceremonia e fillimit te iniciatives’ Kultivo me shume miser’ (VIDEO)

Ceremonia e fillimit te iniciatives’ Kultivo me shume miser’ (VIDEO)

Tetovë 7 Maj – Iniciativa ka për qëllim të rrit ofertën vendore të misrit, përmes përdorimit të farave të reja dhe praktikave bujqësore, të cilët së bashku me sistemet për ujitje me pika do të rrisin rendimentin e misrit deri në katër herë për një hektar.

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi morri pjesë në ceremoninë e fillimit e iniciativës “ Kultivo më shumë misër” e cili u zhvillua në korniza të projektit të USAID për Zgjerim të bizneseve të vogla në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë.

Kultivo më shumë misër si hap i parë për modernizimin e prodhimit të misrit në Maqedoni.

Iniciativa ka për qëllim të rrit ofertën vendore të misrit, përmes përdorimit të farave të reja dhe praktikave bujqësore, të cilët së bashku me sistemet për ujitje me pika do të rrisin rendimentin e misrit deri në katër herë për një hektar.

Për realizimin e kësaj iniciative në Pollog, USAID filloi partneritet me fermën e pulave ‘’Vezë Sharri’’, shkollën e mesme bujqësore ‘’Mosha Pijade’’ nga Tetova si dhe me shumicën e komunave në rajon.

PROMOVOHEN TEKNOLOGJITË PËR KULTIVIMIN E MISRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *