Home / Sport / Champions: Bayern-Dortmund, sonte ora 20:45

Champions: Bayern-Dortmund, sonte ora 20:45

Në stadiumin legjendar “Uembli”, sonte do të do të zbarkojnë armatat më të rrezikshme pushtuesit e Evropës në futboll, përballë njëri-tjetrit në një përplasje epike që mund të ketë vetëm një fitues.

Jyrgen Klop përballë perandorisë së Bajernit të udhëhequr nga Jup Hejnckes, Guardiola dhe hierarkia. Preciziteti dhe pedigreja e Levandowskit në konfrontim me snajperin Arjen Roben, valltari Rojs kundër magjistarit Riberi, në një arenë të vetme me qëllimin e vetëm trofeun e Ligës së Kampionëve. Ekipi më i papërshtatshëm në Evropë Borusia Dortmund pritet që të përballet me mungesa kruciale. Mungesa evidente është ajo e Mario Getzes, i cili thuhet se nuk ka arritur që të bëhet gati fizikisht, megjithëse besohet se statusi i tij prej lojtari të Bajern Munihut ka ndikuar në masë të madhe që ai të mos luajë fare në finalen shumë të rëndësishme për ekipin e tij. Nëse për Bajernin inspirim është shkatërrimi copë-copë i Barcelonës, atëherë për Dortmundin krenari është gjunjëzimi i Real Madridit. E gjithë kjo u arrit falë një paraqitjeje impresive në ndeshjen e parë dhe angazhimi të jashtëzakonshëm të trajnerit Jyrgen Klopp, që mund të tregohet vendimtar në finale. Dortmundi në finale pritet të paraqitet pa ndonjë ndryshim thelbësor, megjithëse hipotezë më e mundshme sipas ekspertëve tanë është implementimi i Nuri Sahin në një rol më ofensiv në përpjekje për të zëvendësuar Getcen. Strategji mund të mbetet që të kemi edhe rotacion mes Gundogan dhe Sahin, të dy këta lojtarë që njihen me tipare të shumëanshme në mesfushë. Nuk përjashtohet as një avansim i mundshëm i Pizçekut në krah, por këtë më mirë pritet ta vendosë Klop para fillimit të takimit. Nga ana tjetër Bajerni pritet të paraqitet me formacionin më të fortë në këtë takim. Mungesa në shtabin bavarez nuk pritet që të ketë, teksa Jup Hejnkes do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët në një formacion që duhet të jetë inspirues drejt trofeut të parë në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë dhe pas dy dështimeve të mëdha në katër vitet e fundit. Bajerni ka arritur që ta zhvillojë lojën e tij në masë të madhe në sezoni e fundit. Shpejtësia në sulme, qëndrueshmëria në mbrojtje dhe stabiliteti i jashtëzakonshëm në mesfushën defensive kanë bërë që Bajerni të kalojë nëpër ecuri të frikshme. Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse formacioni i mëposhtëm i Bayernit do të jetë i motivuar për të hequr nga koka tabunë e finaleve të krijuar pas dy dështimeve. Xherdan Shaqiri mund të jetë shqiptari i parë që do ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ai nuk pritet që të jetë në formacionin bazë, kjo për shkak të preferencës së Hejnkes që t’i besojë përvojës së egoistit Arjen Roben.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *