Home / Lajme / Maqedoni / Dehari kërcënohet nga organizata “Agimi i Zi”

Dehari kërcënohet nga organizata “Agimi i Zi”

03 Maj – Një organizatë anonime maqedonase e ashtuquajtur “Agimi i Zi” ka kërcënuar me jetë kryetarin e ri të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Dehari dhe bashkëpunëtorët e tij në komunën e Kërçovës ditëve të fundit kanë marrë letra kërcënuese me jetë nga organizata e lartëmpërmendur. Për këtë rast menjëherë janë informuar organet policore. Nuk dihet se kush qëndron pas kësaj organizate anonime.

Dehari dje nëpërmjet një konference me gazetarët bëri të të ditur se së shpejti do të bëjë publike kërcënimet që ka pranuar në adresë të tij, që nga ardhja në krye të komunës. MPB nuk ka dhënë hollësi se kush janë njerëzit e kësaj organizate anonime që kërcënojnë me jetë bartësit e institucioneve qendrore në vend. Kryetari i ri i Kërçovës, Fatmir Dehari së fundi ka qenë në qendër të kritikave për shkak të largimit të disa maqedonasve nga puna, pas skadimit të afatit të kontratave të tyre të përkohshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *