Home / Lajme / Maqedoni / Demolimi:Nuk reagojnë as Tirana as Prishtina

Demolimi:Nuk reagojnë as Tirana as Prishtina

25 maj-Ndërkohë, edhe nga Prishtina nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me ngjarjen e dhunshme në Manastir. Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme nuk kanë komentuar aktin vandal, ndërsa në të njejtën mënyrë kanë vepruar edhe dy ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.

Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk kanë reaguar lidhur me aktin vandal të dhunimit të Shtëpisë së Kongresit të Alfabetit në Manastir.

Deri sot asnjë reagim nuk ka pasuar nga Qeveria Shqiptare, ndërsa burime pranë saj deklaruan për INA se për shkak të fushatës zgjedhore, nuk synohet që të keqpërdoret kjo situatë dhe të përfitohet për qëllime politike. Kryeministri Sali Berisha pritet të deklarohet për këtë akt vandal të demolimit të ambienteve dhe dokumenteve në shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit.

Qeveria e Maqedonisë dje reagoi ndaj aktit vandal, duke kërkuar zbardhjen e shpejt dhe ndalimin e personave që dhunuan këtë institucion kulturor dhe të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *