Home / Lajme / Maqedoni / Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës

Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës

22 maj-
Qazimoski nuk ka marrë votat e shtatë këshilltarëve të BDI-së, të cilët kanë qenë të përmbajtur në këtë votim. Votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të këshillit nuk i ka marrë as Juliana Zunoska e propozuar nga blloku maqedonas i partive politike, për të cilën votuan 11 këshilltarë maqedonas.

Abdulla Qazimoski, kandidati për kryetari i Këshilit tKomunal të Strugës, i propozuar nga kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela,nuk ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë post, sepse për kandidaturën e tij kanë votuar vetëm nëntë këshilltarë, 7 të PDSH-së dhe 2 të RDK-së.

Qazimoski nuk ka marrë votat e shtatë këshilltarëve të BDI-së, të cilët kanë qenë të përmbajtur në këtë votim. Votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të këshillit nuk i ka marrë as Juliana Zunoska e propozuar nga blloku maqedonas i partive politike, për të cilën votuan 11 këshilltarë maqedonas.

Paraprakisht, në emër të këshilltarëve të BDI-së, këshilltarëve u është drejtuar Fitni Dalipi, i cili ka deklaruar votën përmbajtur të kësaj partie për kandidaturën e Qazimoskit. Ai në deklaratën e tij, duke arsyetuar votimin e përmbajtur theksoi se grupi i këshilltarëve të BDI-së e konsideruan të përshpejtuar mbledhjen për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit, duke shtuar se negociatat me BDI-në nuk kanë qenë serioze.

Në mbledhjen e Këshillit pritet të diskutohet edhe vendimi për ndryshimin regjimit të komunikacionit në rrugën “Brigadat Proletare”. (M.L/INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *