Home / Sport / Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit

Devid Bekam largohet i përlotur nga ndeshja e tij e fundit

Devid Bekam i ka dhënë fund futbollit të luajtur me paraqitjen e tij të mbrëmshme në radhët e PSZH, duke u larguar i përlotur nga fusha e lojës. Lojtari anglez kishte bërë të qartë se do të largohej në fund të këtij sezoni dhe ka zgjedhur ndeshjen e mbrëmshme në “Parc Des Princes” përballë Brest për të dhënë lamtumirën.

Edhe parisienët, të cilët fituan me lehtësi 3-1 këtë takim,.e nderuan në mënyrën më të mirë të mundshme futbollistin pasi trajneri Ançeloti jo vetëm e aktivizoi atë si titullar, por edhe i besoi shiritin e kapitenit në këtë sfidë. Ndërsa lojtari largohej nga fusha e lojës në minutën e 82-të, i zëvendësuar për të marrë duartrokitjet e publikut, ai nuk arriti të mbante lotët dhe u pa qartë se ishte shumë i emocionuar, edhe para syve të familjes së tij.
Pas vërshëllimës përfundimtare, Bekam u kthye përsëri në fushë, këtë radhë për t’u përshëndetur nga shokët e skuadrës si dhe për të bërë foto e fundit si futbollist me fëmijët e tij.
“Ndjej shumë kënaqësi dhe emocion. Sot është dita ime e fundit e karrierës si futbollist”, ishin fjalët e mesfushorit anglez që tashmë do të marrë rol ambasadori të futbollit në botë, ndonëse është folur se si Federata Angleze, ashtu edhe PSZH, janë gati t’i ofrojnë një rol drejtuesi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *