Home / Lajme / Rajon / Dhjetëra simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës

21 maj-“Ne jemi këtu që të porosisim se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, pavarësisht se tash një muaj qytetarëve të Serbisë po ua pastroni trurin”, ka thënë zëvendëskryetari i SRS, Nemanja Sarovic.

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd.

Mediat e beogradase thonë se radikalët serbë e kanë kryer këtë akt në shenjë proteste ndaj vizitës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle.

“Ne jemi këtu që të porosisim se Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, pavarësisht se tash një muaj qytetarëve të Serbisë po ua pastroni trurin”, ka thënë zëvendëskryetari i SRS, Nemanja Sarovic.

Ai më tej ka theksuar se edhe sikur serbia të pranojë formalisht pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndryshonte qëndrimin e “armiqve të Serbisë” –Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *