Home / Sport / Diego Lopez qan largimin e Murinjos

Diego Lopez qan largimin e Murinjos

“Murinjo do të jetë një humbje e madhe për Realin. Ai është një trajner i madh dhe ka bërë gjëra të shkëlqyera për karrierën time”, tha portieri i cili pritet të qëndrojë në këtë klub.

Portieri i Real Madrid, Diego Lopez, mendon se largimi i Zhoze Murinjos nga kjo skuadër do të jetë një humbje e madhe për klubin. Gardiani nënshkroi me madrilenët në mesin e sezonit nga radhët e Seviljes, për të zënë në janar vendin e Kasijas, i cili ishte i dëmtuar. Që nga ai moment, ai zuri vendin në katërkëndorin e portës madrilene pa lëvizur nga aty, duke dhënë në fakt disa paraqitje të shkëlqyera për skuadrën e tij të re.
“Murinjo do të jetë një humbje e madhe për Realin. Ai është një trajner i madh dhe ka bërë gjëra të shkëlqyera për karrierën time”, tha portieri i cili pritet të qëndrojë në këtë klub.
Pas largimit të Murinjos, trajneri i ardhshëm mendohet se do të kthejë Kasijas në rolin e titullarit. Ky fakt nuk e tremb Lopez, i cili mendon të luftojë dhe të bëhet gati për një konkurrencë të ndezur.
“Mendoj se konkurrenca mes portierëve është pozitive dhe unë jam munduar gjithmonë të bëj më të mirën. E kam thënë edhe më parë se çdo minutë me Realin është e artë për mua. Ndaj kjo është ajo që do të bëj, të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet”, deklaroi portieri spanjoll.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *