Home / Sport / Drita kërkonë fitore te Renova

Drita kërkonë fitore te Renova

“Për ne kjo përballje me Renovën dhe e xhiros së fundit me Shkëndijën kanë vlerë të madhe, pasi në një mënyrë nga këta takime varet fati ynë. Ne kemi nevojë për një gabim të Napredokut, për të cilin shpresojmë shumë, mirëpo së pari duhet të bëjmë punën tonë. Ndeshje do i marrim njëra pas tjetrës dhe për këtë qëllim nga futbollistët e mi kërkoj që të mendojmë vetëm për Renovën. Do jetë e vështirë, pasi Renova ka ekip cilësor dhe për më shumë luajnë pa ndonjë ngarkesë, ndërsa ne kemi imperativin e fitores. Mirëpo ne do të luajmë për tre pikë, besojmë në forcat tona dhe shpresojmë në fitore”, shprehet trajneri i Dritës, Jeton Beqiri.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e xhiros së 32-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, kur pritet të qartësohen shumë paqartësi në lidhje me dukjen përfundimtare të renditjes tabelare. Lufta për titullin e kampionit është ende e pazgjidhur, pasi Vardari është mysafir i Metalurgut, që ende shpreson të titull, ndërsa në anën tjetër Horizonti kërkon rastin e vet. Në anën tjetër shumë nxitje pritet të japë edhe lufta për shmangje të balotazhit, ku Drita e Bogovinës ndjek Napredokun e vendit të 8-të. Pikërisht për këtë arsye ndeshja në Tetovë ndërmjet Renovës dhe Dritës tërhjek vëmendje të madhe, pasi që bogovinasit kërkojnë pikë kurciale, ndërsa vendasit luajnë vetëm për prestigj. Sigurisht se motivi do të jetë në anën e mysafirëve nga Bogovina, të cilët pritet të japin më të mirën nga vetja në tentimin për të rrëmbyer fitoren e parë përballë Renovës këtë sezon, pasi xhepçishtasit fituan dy përballjet paraprake me Dritën. “Për ne kjo përballje me Renovën dhe e xhiros së fundit me Shkëndijën kanë vlerë të madhe, pasi në një mënyrë nga këta takime varet fati ynë. Ne kemi nevojë për një gabim të Napredokut, për të cilin shpresojmë shumë, mirëpo së pari duhet të bëjmë punën tonë. Ndeshje do i marrim njëra pas tjetrës dhe për këtë qëllim nga futbollistët e mi kërkoj që të mendojmë vetëm për Renovën. Do jetë e vështirë, pasi Renova ka ekip cilësor dhe për më shumë luajnë pa ndonjë ngarkesë, ndërsa ne kemi imperativin e fitores. Mirëpo ne do të luajmë për tre pikë, besojmë në forcat tona dhe shpresojmë në fitore”, shprehet me optimizëm, shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri. Përballja Renova-Drita luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:00. Në të njëjtën kohë, por në stadiumin e qytetit në Gostivar, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Pelisterin e Manastirit. Pas finales së humbur në penalti me Teteksin, morali në rradhët e Shkëndijës është në pikë të ulët dhe pritet të shihet rreagimi i futbollistëve ‘kuqezinjë’. “Humbja në finale na ka goditur shumë, pasi kishim aq shumë shpresa për të fituar atë trofe dhe për të gëzuar tifozët tanë. Për fat të keq humbëm dhe tani duhet t’u kthehemi garave në kampionat. Do të tentojmë që me nderë të mbyllim sezonin dhe më pas do të shohim se çka do të ndodh”, shprehen futbollistët e Shkëndijës, të cilët janë në pritje të lajmeve nëse do të ketë sponsor të ri në ekip. Tetovarët në takimin me Pelisterin do të luajnë me formacion të përgjysmuar, pasi kapiteni Useini, portieri Velii dhe mesfushori Shaqiri do të mungojnë për shkak të kartonave të kuq të marë në finalen me Teteksin, Rexhepi është i lënduar, ndërsa Taipi mund të mungojë për shkak të një oferte nga Zvicra. S’dihet nëse edhe ndonjë futbollist tjetër do të kërkojë të pushojë në këtë ndeshje, kështu që Shkëndija duhet të bazohet në forcat ‘rezervë’. Ndeshja luhet në Gostivar, për shkak se në Tetovë në të njëjtën kohë do të luajën Renova dhe Drita. Në ndeshjet tjera shumë nxitje pritet të sjellë përballja Metalurg-Vardari, ku vendasit shpreosjnë në fitore përballë liderit, për të kthyer gjasat për titull. Të njëjtën gjë shpreson edhe Horizonti, që në fushë të vet pret Rabotniçkin. Napredoku takohet me Bregallnicën, ndërsa Teteksi prêt Sileksin në duelin e dy ekipeve që vitin e ardhshëm do luajnë në Ligën e Dytë.

Dyshet e xhiros së 32-të:
Renova-Drita,
Shkëndija-Pelisteri,
Metalurgu-Vardari,
Horizonti-Rabotniçki,
Napredoku-Bregallnica,
Teteksi-Sileksi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *