Home / Sport / Drita mund Pelisterin, mposhtet Renova!

Drita mund Pelisterin, mposhtet Renova!

“Ishte fitore e rëndësishme e jona, pas një serie të ndeshjeve të dobëta. Këta tre pikë na kthejnë në lojë për të kërkuar largim nga zona e balotazhit. Më me rëndësi është që kjo fitore do të na japë vetëbesim, ndërsa ne deri në fund të luftojmë për të mbetur në ligë pa ndeshje balotazhi”, deklaroi futbollisti i Dritës, Betim Miftari.

Drita e Bogovinës ka fituar Pelisterin me rezultat 2:0 në kuadër të ndeshjeve të javës së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Për bogovinasit ky sukses vjen pas një serie të gjatë të ndeshjeve të dobëta dhe rezultateve negative, ndërsa me këta tre pikë ekipi bën një hap të madh drejt shmanges përfundimtare të pozitave që çojnë në ligën e dytë, duke kërkuar në vazhdim që të largohen edhe nga zona e balotazhit. Sa i përket ndeshjes vendasit që në fillim hynë të orientuar në sulm, duke qenë të bindur në këtë përballje të marrin tre pikët. Pas disa kanosjeve fillestare, në minutën e 29-të tollovi para portës mysafire, ndërsa topi arrin para zonës për Nebi Mustafin, i cili me goditje të fortë dhe precize realizon për epërsi 1:0 të Dritës. Pas avantazhit vendasit nuk u ndalën dhe vazhduan të sulmojnë, duke kërkuar golin e dytë dhe të sigurisë, për të mbyllur fatin e takimit. Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale, ndërsa në fraksionin e dytë përsëri ishte Drita skuadra që dominonte në teren dhe kishte më shumë nga loja. Bogovinasit humbën disa raste shënimi, para se në minutën e 86-të aksionin e nisur nga Mustafi, Ardian Nuhiu të depërtojë me shpejtësi në krahë, para se të assitojë saktë në shtyllën e dytë për Domogoj Baraç, ndërsa kroati me qetësi realizon për 2:0 dhe sigurim të fitores në këtë përballje. “Ishte fitore e rëndësishme e jona, pas një serie të ndeshjeve të dobëta. Këta tre pikë na kthejnë në lojë për të kërkuar largim nga zona e balotazhit. Më me rëndësi është që kjo fitore do të na japë vetëbesim, ndërsa ne deri në fund të luftojmë për të mbetur në ligë pa ndeshje balotazhi” , deklaroi pas fitores kundër Pelisterit, futbollisti i Dritës, Betim Miftari, i cili në fund të ndeshjes kishte rolin e kapitenit, pas zëvendësimit të Argjend Ramadanit. Ndërkohë në Tetovë skuadra e Renovës është mundur me rezultatin 0:2 nga Horizont Turnova. Lideri i renditjes erdhi me qëllim të qartë për të marrë tre pikët dhe i’a arriti qëllimit përmes një loje të qetë dhe të disiplinuar. Renova kërkonte të shënojë, ndërsa miqtë të orientuar në kundërsulme, kërkonin të shfrytëzojnë shpejtësinë e Bllazhevskit dhe për të ndëshkuar çdo gabim të vendasve. Kjo taktikë e tyre dha rezultat në minutën e 14-të, kur Bllazhevski shërbehet me top në hapsirë, ndërsa futbollisti këmbëshpejtë kalon Musliun dhe parabolon Zendelin. 1:0 për Horizontin dhe Renova tani më duhej të ndjekë negativë. Në pjesën e dytë loja u zhvillua thuajse në 16-të metërshin e Horizontit, ndërsa Renova humbi numër të madh të rasteve për të shënuar. Emini goditi traversën nga gjuajtja e lirë, pak më vonë Dimovski në skenar të ngjashëm devijoi tentimin e Eminit, ndërsa portieri mysafir Stole Dimovski kishte disa intervenime vendimtare. Në fund të takimit miqtë edhe një herë përmes armës së tyre më të fortë, Dejan Bllazhevskit sjellin kundërsulm të shpejtë, ndërsa sulmuesi realizon për 2:0. Me këtë fitore Horizonti çon në katër pikë diferencën me Vardarin në krye të renditjes tabelare, me atë që kampionët në fuqi ndeshjen e tyre të xhiros së 28-të e zhvillojnë të martën. Në dy takimet tjera të zhvilluara të shtunën Sileksi është mundur 0:1 nga Bregallnica, ndërsa disfatën e rradhës e ka përjetuar edhe Napredoku, që është mundur 0:2 nga Rabotniçki. Kërçovarët ishin shumë pranë barazimit pa gola, mirëpo rezistenca e tyre u thye në minutën e 89-të dhe 90-të, kur Rabotniçki realizoi me Darko Velkovskin dhe Krste Velkovskin. Për shkak të angazhimeve të mesjavës të Shkëndijës, Teteksit dhe Vardarit në Kupën e Maqedonisë, përballjet Shkëndija-Metalurgu dhe Teteksi-Vardari janë shtyrë për ditën e martë (07.04.2013).

E shtunë:
Drita – Pelisteri 2:0
Mustafi 29’, Barac 86’
Napredoku – Rabotniçki 0:2
D. Velkovski 14’ dhe K. Velkovski 90’
Renova – Horizonti 0:2
Bllazhevski 14’ dhe 90’
Sileksi – Bregallnica 0:1
Zllatkovski 76’

E martë (07.05.2013):
16:30 Shkëndija – Metalurgu
16:30 Teteksi – Vardari

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *