Home / Sport / Drita, Shkëndija dhe Renova luajnë derbit

Drita, Shkëndija dhe Renova luajnë derbit

Me dy ndeshjet e të shtunës Turnova – Shkëndija dhe Vardari – Renova hapet xhiroja e 29-të e kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Ekipi i Renovës luan ndeshjen derbi në Shkup kur në stadiumin “Filipi i Dytë” me fillim në ora 20:00, do të jetë përballë ekipit që po pretendon të fitojë titullin e dytë kampion radhazi, Vardarin. Pikërisht në vigjilje të kësaj ndeshje portieri, Suat Zendeli, është shprehur se edhe këtë ndeshjej si të gjitha të tjerat, do ta luajnë me dëshirë për ta fituar dhe se ndaj tyre nuk ka asnjë presion, duke marrë parasysh se Renova ka të sigurt mbetjen në Ligë, ndërsa për pozitat që dërgojnë në Evropë, sivjet ka humbur shanset.
“Deri në fund kemi dhe disa ndeshje mjaft interesante, ndërsa jemi të vetëdijshëm se kemi humbur shanset për të dal në arenën ndërkombëtare. Në ndeshjen ndaj Vardarit do te luajmë pa presion për rezultat, dhe shpresojmë që kjo të ndikojë të tregojmë lojë cilësore, ka thënë Zendeli.

Shumë interesantë do të jetë edhe në derbin tjetër, që luhet në Turnovë, ku ekipi nikoqir edhe këtu është në pozitë të njëjtë si Vardari, ndërsa Shkëndija nuk ka presion fitoreje. Shkëndija dëshmoi që në ndeshjen kundër Metalurgut se nuk do të jetë ekip që do të japë pikë skuadrave që luftojnë për titull. Ekipi i Shkëndijës në këtë ndeshje do të jetë e kompletuar, në përjashtim të mungesës së Bunjamin Shabanin, i cili është i lënduar.

Edhe pse Drita ka më shumë se kurrë nevojë për pikë, do ta ketë pak sa vështirë në duelin e nesërm kundër Rabotniçkit. Bogovinasit do të vijnë me shpresë për befasi në Shkup. “Nuk ka dyshim se do të sulmojmë me të gjitha forcat, ne vijmë në Shkup që të marrim pikë edhe ndaj Rabotniçkit të favorizuar. Nuk kemi se çka të humbim, ndërsa fitorja është me shumë vlerë për ne, andaj nuk do të vijmë me flamur të bardhë”, ka thënë futbollisti me përvojë i Dritës, Ardian Nuhiu.

Ndeshjet e xhiros së 29-të

E shtunë (16:30) Turnova – Shkëndija
E shtunë (20:00) Vardari – Renova
———————————————
E diel (16:30) Rabotnicki – Drita
E diel (16:30) Pelisteri – Sileksi
E diel (16:30) Bregallnica – Teteksi
E diel (16:30) Metalurgu – Napredoku

Tabela: Turnova 56, Vardari 55, Metalurgu 51, Shkëndija 43, Rabotniçki 43, Renova 38, Bregallnica 37, Napredoku 37, Pelisteri 30, Drita 30, Teteksi 21, Sileksi 19 pikë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *