Home / Lajme / Maqedoni / Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë

Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë

22 maj-“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet. Por njëkohësisht japim një porosi të fuqishme deri tek Këshilli Evropian dhe tek vendet anëtare të BE-së, se kur të arrihet progresi nuk guxon të përdoren justifikime për mosmiratimin e vendimit për Maqedoninë apo ndonjë aksion tjetër në Bruksel”, theksoi evrodeputeti britanik Hovit.

“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet”, deklaroi sot raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Maqedoninë, Richard Hovit.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Hovit ka theksuar se koha po ikën dhe se durimit po i vjen fundi, sa i përket progresit të Maqedonisë në planin e evrointegrimeve.

Ai këtë e theksoi në një intervistë për Evropa e Lirë, para se Parlamenti Evropian sot të jap dritë jeshile për Rezolutën për vlerësimin e progresit të Maqedonisë në planin e integrimeve në BE.

“Koha po ikën, durimit po i vjen fundi. Me rëndësi është që progresi të arrihet. Por njëkohësisht japim një porosi të fuqishme deri tek Këshilli Evropian dhe tek vendet anëtare të BE-së, se kur të arrihet progresi nuk guxon të përdoren justifikime për mosmiratimin e vendimit për Maqedoninë apo ndonjë aksion tjetër në Bruksel”, theksoi evrodeputeti britanik Hovit.

Ai theksoi se në Parlamentin Evropian në Strasburg do të drejtojë porosi tek qytetarët dhe politikanët e vendit se detyrimet që kanë përpara patjetër duhet ti realizojnë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *