Home / Lajme / Maqedoni / Dy të vdekur dhe tetë të lënduar në aksident (VIDEO)

Dy të vdekur dhe tetë të lënduar në aksident (VIDEO)

2 maj-Aksidenti ka ndodhur kur është rrokullisur traktori me të cilin po udhëtonin 16 veta, kryesisht fëmijë. Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i traktorit, Mile.D, 63 vjeç, dërisa për viktimën e dytë nuk është zbardhur identiteti.

Dy të vdekur dhe tetë fëmijë të lënduar rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit të Koçanit në Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur kur është rrokullisur traktori me të cilin po udhëtonin 16 veta, kryesisht fëmijë. Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i traktorit, Mile.D, 63 vjeç, dërisa për viktimën e dytë nuk është zbardhur identiteti.

Të gjithë të lënduarit e tjerë janë sjellë në Qendrën Klinike të Shkupit, ndërsa mësohet se tre nga fëmijët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia theksoi se në traktor ishin kryesisht fëmijë që po ktheheshin nga një pushim me rastin e festës së majit. Të lënduarit në klinikë janë vizituar mbrëmë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

DY VIKTIMA DHE DISA FËMIJË NË GJENDJE KRITIKE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *