Home / Lajme / Maqedoni / ELEM-i do t’u ndajë bursa studentëve dhe pas universitarëve nga sfera e inxhinierisë makinerike, energjetike dhe hidraulike

ELEM-i do t’u ndajë bursa studentëve dhe pas universitarëve nga sfera e inxhinierisë makinerike, energjetike dhe hidraulike

14 maj-“Gjendja me akumulimet është stabile, niveli për këtë periudhë të vitit është e shkëlqyeshme. Një pjesë e termoelektraneve madje janë të shkyçura për shkak të rritjes së nivelit të ujit, ndërsa disa centrale elektrike e kanë realizuar prodhimin e planifikuar”, tha Boshkovski.

SHA ELEM do t’u ndajë bursa studentëve dhe pas universitarëve nga sfera e inxhinierisë makinerike, energjetike, ekologjike dhe hidraulike. Këtë e parasheh Memorandumi për bashkëpunim që kompania sot e nënshkroi me Fakultetin makinerik nga Shkupi dhe fakultetin për shkenca natyrore dhe teknike në Shtip.

Në pajtim me Memorandumin, bursistëve do t’u mundësohet që të marrin edhe përvoja praktike përmes angazhimit të tyre dhe punës në ELEM.

“Investimi në njohuritë dhe në kuadrot e reja është nga rëndësia e veçantë për zhvillimin e industrisë së Maqedonisë, për ekonominë dhe për shtetin në përgjithësi”, theksoi drejtori i ELEM-it, Dejan Boshkovski pas parafimit të dokumentit.

Sipas dekanit të fakultetit makinerik, Atanas Koçov, kuadrot e reja duhet të edukohen, por edhe të përgatitur të përgjigjen në sfidat teknike-teknologjike.

Siç theksoi dekani i Fakultetit për shkenca natyrore dhe teknike në Shtip, Zoran Panov, Memorandumi do ta ngritë nivelin e bashkëpunimit midis tre institucioneve. “Studentët dhe pas universitarët do të kenë kontroll të kompletuar në atë që do të jetë profesion i tyre përmes pjesëmarrjes në seminare, punëtori, projekte. Njëherit, ekspertët e etabluar nga fakultetet tona do t’i këshillojnë kuadrot profesionistë në ELEM për probleme të caktuara dhe për vendosjen e teknologjive moderne në punën e përditshme”, theksoi Panov.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në tema të ndryshme, drejtori i ELEM-it Boshkovski informoi se kompania më së voni nesër do t’i dorëzojë shpenzimet e veta për punë deri te Komisioni rregullator për energjetikë. Ai nuk precizoi nëse do të ketë korrigjime në çmimin e energjisë elektrike.

“Gjendja me akumulimet është stabile, niveli për këtë periudhë të vitit është e shkëlqyeshme. Një pjesë e termoelektraneve madje janë të shkyçura për shkak të rritjes së nivelit të ujit, ndërsa disa centrale elektrike e kanë realizuar prodhimin e planifikuar”, tha Boshkovski.

Në lidhje me projektin “Mali i Sharrit-master-plan” tani më po përgatitet dokumentacioni që të shpallet konkursi për partneritet publik-privat. Kanë filluar aktivitetet nga faza e parë të cilat do të zgjasin gjatë këtij viti dhe viti të ardhshëm, ndërsa i përkasin teleferikut, liqenit, rinovimit të hoteleve, hapësirës së parkimit dhe ski shtigjeve. Për një pjesë janë shpallur tenderë. Gondola nga Tetova deri në Kodrën e Diellit është projekti më i madh, i kapluar me fazën e tretë nga master p

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *