Home / Lajme / Maqedoni / Elemente diskriminuese në më shumë se gjysma e shpalljeve të publikuara për punësim (VIDEO)

Elemente diskriminuese në më shumë se gjysma e shpalljeve të publikuara për punësim (VIDEO)

14 Maj – Në lidhje të asaj se kush është punëdhënësi, Minovski thotë se në një numër të madh të shpalljeve nuk citohet punëdhënësi veçanërisht në shpalljet e publikuara në Oglasnik 24 orë. Rreth 80 për qind e shpalljeve janë nga sektori privat, por duhet të merret parasysh se për shkak të zgjedhjeve nuk kishte shpallje për punësime në administratë.

Prej gjithsej 300 shpalljeve për punësim të publikuara në prill të këtij viti në 190 është vërejtur diskriminim, ndërsa në 48 shpallje është bërë diskriminim sipas shumë bazave. Në 178 shpallje është vërejtur diskriminim direkt nga ana e punëdhënësit, ndërsa në 12 diskriminim indirekt. Në 162 shpallje persona nga gjinia e caktuar përkatësisht në 151 raste persona femra, përderisa vetëm në 11 shpallje është theksuar se i punësuari duhet të jetë mashkull. Në 64 raste është theksuar mosha si kriter për themelimin e marrëdhënies së punës. Në 20 shpallje është theksuar kushti i dergesës së fotografisë personale.

Kjo është pjesë e analizave të hulumtimit që e bëri Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi për praktikën e shpalljeve të publikuara për punësim me elemente diskriminuese. Kryetari i Komisionit Dushko Minovski, kumtoi se përveç konfirmimit të fakteve, qëllimi i komisionit është të japë edhe rekomandime se si të ndryshohet gjendja. Janë hulumtuar disa baza të diskriminimit si gjinia, mosha, dhe statusi personal dhe i përgjithshëm, dhe atë në 300 shpallje të publikuara në prill të këtij viti që janë shpallur në disa gazeta ditore, Oglasnik 24 orë dhe ueb faqet Gjej punë, Punësime dhe Karriera ime.

Siaps tij, në 20 shpallje prej gjithsej të mbledhurave është theksuar kushti i dërgesës së fotografisë personale në rast të aplikimit për punësim. Praktika e tillë, ashtu siç sqaron ai, paraqet diskriminim indirekt pas bazës së statusit personal dhe shoqëror. Paralajmëron se pamja personale e një personi nuk duhet të jetë kusht, përkatësisht kriter për punësim. Dërgesa e fotografisë personale në rast të aplikimit duhet të jetë burim i punëkërkuesit, përderisa karakteristikat fizike të cilitdo personi nuk duhet të jenë kusht për punësim.

Në lidhje të asaj se kush është punëdhënësi, Minovski thotë se në një numër të madh të shpalljeve nuk citohet punëdhënësi veçanërisht në shpalljet e publikuara në Oglasnik 24 orë. Rreth 80 për qind e shpalljeve janë nga sektori privat, por duhet të merret parasysh se për shkak të zgjedhjeve nuk kishte shpallje për punësime në administratë.

Në rekomandimet dhe konkludimet, që do të dorëzohen deri te Qeveria, propozohet vendosja e sistemit për kontroll, monitorim dhe evaluim në fushën e punës dhe marrëdhënieve të punës në procesin e kërkimit të punës, publikimi i shpalljeve për punësime me elemente jodiskriminuese, trajnim i gazetarëve, promovimi i Kodit të sjelljes së punëdhënësve, trajnim dhe strategji për punë profesionale, dhe të promovohet mënyra e publikimit të drejtë të shpalljeve për punësim dhe kriteret për punësim. Analiza e raportit do të dorëzohet edhe deri te organizatat në mënyrë direkte të involvuar në procesin e publikimit të shpalljeve si Oda Ekonomike, Agjencia për sipërrmarrësi, Agjencia për punësim kohor, Shoqata e punëdhënësve, APRM dhe tjera.

KONKURSET PËR PUNËSIM ME ELEMENTE DISKRIMINUESE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *