Home / Lajme / Maqedoni / Era e fuqishme, dëme të mëdha në Pollog (VIDEO)

Era e fuqishme, dëme të mëdha në Pollog (VIDEO)

Tetovë, 27 Maj – Drunj të thyer, mbeturina nëpër rrugë dhe veranda të shkatërruara. Këto janë pasojat që i la në rajonin e Pollogut era e fuqishme ditws sw djeshme .

Në qytetin e Tetovës më të dëmtuara janë pemët tek Qendra Sportive. Nga komuna e Tetovës thonë se ende nuk kanë informacione për dëmin e shkaktuar nga era e fuqishme.

Lume Hyseni nga kabineti i kryetares së komunës së Tetovës thotë se
“Deri më tani, sipas informatave që kemi nuk kanë të paraqitura dëme, por, me siguri kjo ndodh shkaku se është e diel dhe nuk kanë ku ti paraqesin. Por javën e ardhshme personat do mundë ti paraqesin dëmet e tyre në komunë dhe komuna do të formojë me këtë rast një komision për vlerësimin e dëmeve”.

Për shkak të erës së fuqishme, rrugët e Tetovës janë mbushur me mbeturina, ndërsa nga Ndërmarrja Publike thonë se gjatë ditës do të largohen të gjitha mbeturinat dhe pemët e thyera.

Institucionet përgjegjëse rekomandojnë qytetarët që rrugëve të lëvizin me kujdes.

Era e fuqishme qw kaploi një pjesë të territorit të Maqedonisë ka lëvizur me 75 km në orë. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë temperatura më të ulëta gjatë ditës së nesërme.

ERA E FUQISHME, DËME TË MËDHA NË POLLOG ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *