Home / Lajme / Maqedoni / ESHS nuk i llogaritë turistët kosovar

ESHS nuk i llogaritë turistët kosovar

13 maj-“Turistët nga Greqia janë mysafirët më të numërt në mars të këtij viti që kanë qëndruar në Maqedoni. Pas tyre janë turistët nga Serbia dhe Turqia, ndërsa mes destinacioneve ku kanë qene më të numërt turistët është Shkupi”, njofton Enti i statistikave nuk mos përmendur fare mysafirët kosovar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) në mars të këtij vitit qyteti i Shkupi më së shumti është vizituar nga shtetasit grekë.

Është e çuditshme dhe befasuese se ESHS-së askund nuk përmend kosovarët të cilët për çdo vikend shkaktojnë kolona të gjata në vendkalimin kufitar të Bllacës, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Turistët nga Greqia janë mysafirët më të numërt në mars të këtij viti që kanë qëndruar në Maqedoni. Pas tyre janë turistët nga Serbia dhe Turqia, ndërsa mes destinacioneve ku kanë qene më të numërt turistët është Shkupi”, njofton Enti i statistikave nuk mos përmendur fare mysafirët kosovar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, nga Greqia numri i turistëve ishte 5.019 , nga Serbia 2.615 dhe nga Turqia 2.578. Shkupin siç tregojnë të dhënat e kanë vizituar 11.158 turistë.

Numri i turistëve në mars në vend është 34.495 dhe në krahasim me vitin e kaluar shënon rritje prej 7,5 për qind. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *