Home / Lajme / Maqedoni / Është grabitur ar me vlerë prej 25.000 euro në Forinë të Gostivarit

Është grabitur ar me vlerë prej 25.000 euro në Forinë të Gostivarit

Gostivar, 30 Maj – Persona të panjohur mbrëmë nga një shtëpi në Forinë të Gostivarit kanë vjedhur stoli ari vlera e të cilës, sipas pronarit arrin 25.000 euro.

Sipas MPB-së së Tetovës, ekipet e të cilit kanë kryer kontroll, derisa nëna dhe vajza kanë qenë në shtëpinë familjare në Forinë, grabitës të panjohur pa u vënë re përmes dritares së hapur të katit të shtëpisë kanë hyrë brenda. Pa kontrolluar kanë gjetur një kuti të drurit në të cilën ka pasur vathë të arit, rrathë, zinxhirë, unaza… Vjedhjen në policinë e Gostivarit e ka paraqitur pronari i shtëpisë O.Xh., ndërsa policia po kërkon autorët.

Në tre muajt e fundit MPB-ja e Tetovës ka regjistruar 245 vjedhje të rënda prej të cilave 133 janë në Tetovë, ndërsa 112 janë në rajonin e Gostivarit. Pjesa më e madhe e vjedhjeve ka ndodhur në shtëpi dhe në banesa.

GRABITEN ARË ME VLER 25.000 EURO NË FORINË TË GOSTIVARIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *