Home / Lajme / Maqedoni / Etnos: Nimic kërkon përgjigje nga Shkupi dhe Athina për emrin (VIDEO)

Etnos: Nimic kërkon përgjigje nga Shkupi dhe Athina për emrin (VIDEO)

6 Maj – Kështu shkruan sot gazeta greke “Etnos” duke shtuar se Nimic dëshiron që të ketë përgjigje nga të dyja palët para Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic pritet që nga fillimi i muajit qershor të kërkojë përgjigje nga Athina dhe Shkupit për propozimet e tij të shpalosura në takimin e fundit në Nju Jork për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Kështu shkruan sot gazeta greke “Etnos” duke shtuar se Nimic dëshiron që të ketë përgjigje nga të dyja palët para Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet në fund të muajit qershor.
“Nëse ndodhë kjo, evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle do të mund më lirshëm të lëvizë dhe të aplikojë presione më të mëdha ndaj Shkupit dhe Athinës, për të hapur rrugën e integrimit të Maqedonisë në BE”, shkruan gazeta greke.
Pala greke siç mësohet nuk pranon propozimin “Republika e Maqedonisë së Epërme” , pasi që ky propozim nuk është në përputhje me pozicionin grek për definimin gjeografik të emërtimit Maqedoni. (INA)

NIMIC DO TË KËRKOJË PËRGJIGJE NGA SHKUPI DHE ATHINA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *