Home / Lajme / Maqedoni / Eurodeputetët do të votojnë për rezolutën për Maqedoninë

Eurodeputetët do të votojnë për rezolutën për Maqedoninë

23 maj-Kryetarja e Këshillit Lucinda Krejton dhe komisari Shtefan Fyle i përsëritën konkluzionet nga samiti i dhjetorit dhe raporti pranveror i Komisionit, gjegjësisht se pas krizës politike kanë vazhduar reformat, por se mbetet të zbatohet deri në fund marrëveshja nga 1 marsi dhe të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin.

Në Parlamentin Evropian sot duhet të votohet për rezolutën e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian për përparimin e Maqedonisë, për të cilin eurodeputetët në debatin e mbajtur dje hapur kërkuan fillim të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Kryetarja e Këshillit Lucinda Krejton dhe komisari Shtefan Fyle i përsëritën konkluzionet nga samiti i dhjetorit dhe raporti pranveror i Komisionit, gjegjësisht se pas krizës politike kanë vazhduar reformat, por se mbetet të zbatohet deri në fund marrëveshja nga 1 marsi dhe të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin.

Porosia e eurodeputetit britanik Riçar Hovit është e qartë – liderët në Shkup dhe Athinë duhet të tregojnë guxim dhe ta zgjidhin problemin me emrin, ndërsa liderët e BE-së të mos e shfrytëzojnë këtë sfidë për anulim të ri të fillimit të negociatave.

Ai dërgoi thirrje edhe deri te Këshilli Evropian se është më mirë ta anulojë vendimin e vet për Maqedoninë dhe ta mbajë shpresën në jetë për datë për negociata.

Numri më i madh i eurodeputetëve gjatë debatit disaorësh e mbështetën rezolutën dhe porosinë kryesore të saj – Bashkimi Evropian t’i fillojë negociatat me Maqedoninë pa anulim.

Kundër ishin deputetët nga Greqia dhe Bullgaria, të cilët vlerësuan se për vendin nuk është problem i vetëm emri dhe marrëdhëniet me fqinjët, por edhe ngjarjet e brendshme duke theksuar me këtë rast se mungesa e dialogut politik, liria e rrezikuar e fjalës dhe problemet ekonomike tregojnë se Maqedonia nuk është e gatshme për negociata.

Kryesuesi me sesionin plenar para se ta fillojë debatin për përparimin Maqedonisë e përshëndeti delegacionin parlamentar të Maqedonisë, të kryesuar nga Qenan Hasipi, i cili në Strasburg merr pjesë në Komitetin e 11-të të përzier parlamentar BE – Republika e Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *