Home / Lajme / Maqedoni / Eurostat: Mbi 230 mijë persona janë larguar nga Maqedonia (VIDEO)

Eurostat: Mbi 230 mijë persona janë larguar nga Maqedonia (VIDEO)

Shkup, 11 Maj – Shërbimi për statistika e BE-së, Eurostat ka publikuar se nga viti 1998 deri në vitin 2011, janë gjithsej 230 mijë persona të cilët janë shpërngulur nga Maqedonia dhe e kanë rregulluar qëndrimin e tyre jashtë, që nënkupton mbi 10 për qind e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë është shpërngulur nga vendi.

Por, institucionet shtetërore nuk tregojnë se sa persona janë larguar nga Maqedonia, njofton REL. Prej tyre rreth 170 mijë qytetarë të Maqedonisë janë me qëndrim të përkohshëm në vendet e BE-së. Numri më i madh i emigrantëve nga Maqedonia jetojnë në Itali, Gjermani, Austri, Slloveni etj.

Në periudhën 2002-2008 janë bërë pranimet më të mëdha të shtetësive nga vendet e huaja për qytetarët e Maqedonisë. Në këtë periudhë, rreth 5 mijë qytetarë çdo vit kanë fituar pasaportë të një vendi të huaj.

Por, supozohet se numri është shumë më i madh, pasi nuk dihet sa persona e kanë të parregulluar qëndrimin e tyre në vendet e BE-së.

MAQEDONINË E BRAKTISËN 230 MIJË QYTETARË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *