Home / Lajme / Maqedoni / EVN u ndërpret rrymën, bllokohen 30 zyra rajonale në komunën e Tetovës

EVN u ndërpret rrymën, bllokohen 30 zyra rajonale në komunën e Tetovës

21 Maj – Një numër i madh zyrash të njësive rajonale të institucioneve në Tetovë, kanë mbetur prej dy ditësh pa rrymë si pasojë e shkyçjes nga rrjeti i shpërndarjes.

Kompania energjetike EVN ka ndërprerë rrymën elektrike në rreth 30 zyra të njësive rajonale, që ndodhen në kuadër të objektit të Komunës së Tetovës, për shkak të faturave të papaguara.

“Janë shkyçur dy njehsorë elektrikë në ndërtesën e Komunës së Tetovës, për shkak të faturave të papaguara. Këta janë dy njehsorë me të cilën llogaritet energjia e harxhuar elektrike në zyrat e njësive rajonale të disa ministrive. EVN po përpiqet të zgjidhë sa më shpejt problemin dhe në momentin që do të paguhen borxhet e mbetura, rryma do të lëshohet menjëherë”, ka deklaruar për mediat maqedonase, zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevski.

Kjo nuk është hera e parë që EVN i ndërpret rrymën institucioneve që ndodhen në objektin e administratës komunale në Tetovë.
Në janar, pushteti lokal arriti marrëveshje me EVN-bë për ndarjen e njehsorëve, dhe që atëherë, zyrat e njësive rajonale duhet të merren vesh mes vete për të mbuluar bashkërisht shpenzimet e rrymës.

Për shkak të mungesës së rrymës elektrike, është bllokuar prej dy ditësh puna dhe shërbimet që u jepen qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *