Home / Lajme / Maqedoni / Faza e verdhë alerte nesër në pjesën më të madhe të Maqedonisë

Faza e verdhë alerte nesër në pjesën më të madhe të Maqedonisë

20 maj-Nga Ministria e Shëndetësisë i përkujtojnë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në raport me mbrojtjen e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, siç janë shmangia e qëndrimit më të gjatë në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në ora 16.00.

Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonisë nesër do të kaplohet me temperatura, të cilat e definojnë fazën e verdhë, gjegjësisht fazën alerte, përveç dy rajone (nga gjithsej gjashtë) – rajoni i Pellagonisë dhe i rajoni i Prespës dhe Ohrit, ku temperaturat janë më të ulëta dhe janë në fazën e gjelbër, konform Planit aksional për parandalimin e pasojave nga valët e ngrohta, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në bazë të paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Ditët me temperatura, siç theksohet, pritet të zgjasin deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja pritet ulje e temperaturave në mbarë vendin.

Nga Ministria e Shëndetësisë i përkujtojnë qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në raport me mbrojtjen e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, siç janë shmangia e qëndrimit më të gjatë në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në ora 16, veshje të rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapura, konsum të ushqimit të lehtë dhe lëngjeve, higjienë të duarve dhe mënyrë higjienike të përgatitjeve të ushqimit, si dhe marrje të rregullt e terapisë tek personat e sëmurë kronikë.

Komisioni për ndryshime klimatike pranë Ministrisë në vazhdimësi e përcjell gjendjen me motin e ngrohtë për çka opinioni me kohë do të informohet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *