Home / Lajme / Maqedoni / Fazli Veliu: Të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së

Fazli Veliu: Të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së

Tetovë, 05 Maj – Kreu i Shoqatës së Veteranëve të Luftë së UÇK-së Fazli Veliu sot në ditën e dëshmorëve është shprehur i pakënaqur nga mos-zgjidhja e statusit të dëshmorëve të vitit 2001.

Ai tha se deri në vitin 2004, familjet e dëshmorëve të luftës dhe invalidët, janë ndihmuar por pjesërisht përmes fondit Liria Thërret dhe fondit Liria Kombëtare. Veliu thotë se zgjidhje institucionale duhet të ketë dhe se shoqata që ai drejton do ti detyroj zyrtarët shqiptarë që të japin nënshkrimet e tyre për zgjidhjen e këtij problem që po zvarritet me vite të tëra.

“Familjet e dëshmorëve kohëve të fundit janë duke kërkuar statusin e tyre real si familje dëshmorësh që kanë rënë për atdheun dhe jo të kombinuar me forma të tjera në mënyrë shumë etnike institucionalisht të përzier, kështu që jemi të mendimit që kështu vet në këto forma që i kemi si komuna shqiptare të plotësojmë këtë status të atyre që e meritojnë statusin e dëshmorëve të atdheut. Nëse këta tanët e qeverisë nuk e zgjidhin vetë dhe nuk japin nënshkrimet e tyre dhe jo të palës tjetër se pala tjetër vepron në mënyrën e saj e jona në tonën, atëherë ne do i detyrojmë ata që të japin nënshkrimet e tyre si shqiptarë për çështjen tonë”, deklaroi Fazli Veliu, kryetar i SHVL.

Veliu, po ashtu ka komentuar edhe deklaratën e udhëheqësit të ‘branitellave’ mbi referendumin për mos-emërimin e ish ushtarëve të UÇK-së nëpër institucione, duke theksuar se ata një ditë do të pendohen për aktivitete që ndërmarrin

“Çështja se ata nuk pajtohen me kombinime kuadrosh apo të UÇK-së që të hyj në institucione ata do jenë të detyruar të na lusin një ditë prej ditëve sepse ne kemi përparësi si në NATO në Evropë e SHBA, që ta udhëheqim vendin, dhe ata do duhet të jenë të renditur pas nesh. Ne këtë periudhë e duam të këtillë ta keni e nëse ata nuk duan do të pendohen vetë, sepse ne mundemi edhe pa ata”, tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL.

Përndryshe, aktivitetet për ditën e dëshmorëve kanë filluar në mëngjesin e sotëm me vizitat pranë përmendoreve dhe varrezave të tyre nga Struga e deri në Kumanovë, ndërsa do të përfundojnë me akademinë përkujtimore që mbahet sonte në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *