Home / Lajme / Maqedoni / Filloi ndërtimi i shkollës në Siniçan (VIDEO)

Filloi ndërtimi i shkollës në Siniçan (VIDEO)

17 Maj – Pas shumë pritjeve shkolla në Siniçan bëhet realitet Projektin e Shkollës së Siniçanit e kemi përpiluar me kërkesë të banorëve të Siniçanit, ka qenë prioritet i kamotshëm, dhe ne arritën ta fusim në plan programin e qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit por ka qenë permanent edhe në planin dhe programin e komunës tonë. Mbështetja nga Ministria ka qenë e mirë ka qenë në kohë dhe e përshëndesim. Do vazhdojmë kështu që këtë projekt ta çojmë deri në fund siç jemi marrë vesh” tha Hazbi Idrizi.

Është hedhur në mënyrë solemne gurrëthemeli për ndërtimin e shkollës Fillore në fshatin Siniçan.Pas shumë ankesave nga ana e banorëve të këtij fshati që edhe në këtë fshat të ketë shkollë, më në fund Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjeti mënyrën për të ndërtuar shkollë në këtë fshat të komunës së Bogovinës.Në ceremoninë e vënies së grrëthemelit kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohërit Musa Xhaferi, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri, ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi, kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, deputet dhe qytetarë të fshatit Siniçan.Kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi tha se ndërtimi i kësaj shkolle është premtuar dhe ky premtim do të mbahet deri në fund.
“Projektin e Shkollës së Siniçanit e kemi përpiluar me kërkesë të banorëve të Siniçanit, ka qenë prioritet i kamotshëm, dhe ne arritën ta fusim në plan programin e qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit por ka qenë permanent edhe në planin dhe programin e komunës tonë. Mbështetja nga Ministria ka qenë e mirë ka qenë në kohë dhe e përshëndesim. Do vazhdojmë kështu që këtë projekt ta çojmë deri në fund siç jemi marrë vesh” tha Hazbi Idrizi.Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohërit Musa Xhaferi, tha se ndërtimi i shkollave bëhet për të mirën e fëmijëve dhe ka qenë një kërkesë e kahmotshme e këtyre banorëve. Nga ana tjetër zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri foli për objektin shkollor ku sipas tij, procesi edukativo-arsimor do të zhvillohet vetëm në një ndrrim.“Kjo është një kërkesë e kamotshme e prezantuar në ministrinë e arsimit nga banorët e Siniçanit, kryetari i Komunës deputeti i zonës por njëkohësisht edhe banori juaj Bashkim Sulejmani, dhe të tjerë që kanë kërkuar me ngulm realizimin e projektit të shkollës.Ministria e Arsimit investon mbi 20 milion denar për një objekt me standard dhe që plotëson kushtet për një proces normal edukativo arsimorë” tha Safet Neziri. Para të pranishmëve foli edhe deputeti i kësaj zone nga radhët e BDI-së Irfan Hodai. Ndryshe, fshati Siniçan ka1200 banorë me rreth 400 shtëpi, kurse objekti shkollor do të jetë 1050 metra katror ku do të mund të mësojnë 170 nxënës, dhjetë mësonjëtore dhe ambiente të tjera ndihmëse ndërsa përfundimi i ndërtimit të shkollës pritet të bëhet gjatë këtij viti. Fëmijët e këtij fshati procesin mësimor e ndjekin në fshatin më të afër në Kamjan të komunës së Bogovinës.

FILLOI NDËRTIMI I SHKOLLËS NË FSHATIN SINIÇAN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *