Home / Lajme / Maqedoni / Fillon fushata ‘BE-ja nga afër’

Fillon fushata ‘BE-ja nga afër’

13 maj-Zëvendëskryetari i qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi do ta vizitojë fshatin Dobroshtë (Tearcë) së bashku me ambasadoren holandeze Mariet Shruman.

Si pjesë e fushatës informative “BE-ja nga afër”, eurombasadori Aivo Orav sot do ta vizitojë fshatin e Strumicës Murtinë. Autobusi udhëtues i BE-së në suaza të fushatës, e cila mbaron më 30 maj, do të vizitojë dhjetë fshatra në Maqedoni.

Më 15 maj euroambasadori Aivo Orav do ta vizitojë fshatin e Shkupit Kuçevishtë, ndërsa më 30 maj, ashtu siç kumtoi Delegacioni i BE-së, në Maqedoni, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do ta vizitojnë edhe Vevçanin.

Zëvendëskryetari i qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Fatmir Besimi do ta vizitojë fshatin Dobroshtë (Tearcë) së bashku me ambasadoren holandeze Mariet Shruman.

Është parashikuar vizitë edhe në Zelenikovë, Vatashë, Forino, Zajas, Miravci dhe Bukovo, të cilat do të vizitohen nga ambasadorët e Bullgarisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Hungarisë.

Banorët e fshatrave do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me BE-në, procesin e inkuadrimit drejt BE-së mundësitë për financim në suaza të programit IPA dhe programet e mbetura për ndihmë financiare të BE-së, përmes komunikimit direkt me anëtarët e ekipit të autobusit të BE-së.

Qëllimi i kësaj fushate informative, e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, është të vendosë komunikim direkt me popullatën e mjediseve rurale dhe të ofrojë informata lidhur me Bashkimin Evropian. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *