Home / Lajme / Maqedoni / Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara (

Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara (

22 maj-Sipas shpalljes së publikuar do të angazhohen 976 persona me kualifikim të ulët prej të cilëve nga 244 në secilën prej kategorive, 476 persona me arsim të mesëm ose nga 120 persona në secilën prej kategorive ose nga 32 persona në suaza të secilës prej grupeve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot ka shpallur konkursin për punësimin e 1.600 personave nga kategoria e grupeve të rrezikuara sociale në vend. Fillimisht këta 1.600 persona do të punësohen në Pyjet e Maqedonisë dhe prej atje do të tërhiqen nëpër institucionet e tjera shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev tha se konkursi do të zgjasë një muaj dhe se në këtë konkurs do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

“Në këtë konkurs do të pranohen persona që janë të papunësuar në afat të gjatë, në kontinuitet më tepër se 10 vite nuk kanë formuar marrëdhënie pune, grupi e dytë persona që i takojnë familjeve me shumë fëmijë, grupi i tretë persona që rrjedhin nga prindër të vetëm dhe grupi i katërt persona që rrjedhin nga familje pa asnjë të punësuar”, tha Gjorgjiev.

Ai shtoi se çdo njëra nga këto grupe është e përbërë nga 400 persona, të cilët do të punësohen në periudhën e ardhshme në kuadër të të gjithë institucioneve shtetërore në Maqedoni

“Të gjithë personat mund të aplikojnë dhe në procedurë adekuate do të tërhiqen në institucione të tjera”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Sipas shpalljes së publikuar do të angazhohen 976 persona me kualifikim të ulët prej të cilëve nga 244 në secilën prej kategorive, 476 persona me arsim të mesëm ose nga 120 persona në secilën prej kategorive ose nga 32 persona në suaza të secilës prej grupeve.

Zëdhënësi apelon deri te personat që i plotësojnë kriteret të inkurajohen dhe të konkurrojnë, të jenë të motivuar dhe të sigurtë në potencialin e tyre sepse këto vende pune, ashtu siç tha, janë destinuar pikërisht për ato dhe duhet t’i fitojnë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *