Home / Sport / Fitojnë Drita dhe Renova, humb Shkëndija (VIDEO)

Fitojnë Drita dhe Renova, humb Shkëndija (VIDEO)

Derbi i madh ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit ka përfunduar me fitore të skuadrës shkupjane, e cila me këta tre pikë ruan pozitën e parë në renditje. Drita e Bogovinës shënoi fitore të madhe 2:1 në Kratovë përballë Sileksit, duke rritur gjasat për të shmangur pozitat e balotazhit. Renova mundi 2:1 Bregallnicën dhe ndërpreu serinë prej tre disfatave të njëpasnjëshme.

Serisë së Shkëndijës prej 7-të përballjeve të njëpasnjëshme i ka ardhur fundi, pasi që të mërkurën kuqezinjtë u mundën në Tetovë 0:1 nga Vardari. Kampionët në fuqi me këta tre pikë bënë një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit, pasi që kanë ruajtur pozitën e parë në renditje, pas kësaj transferte të vështirë me Shkëndijën që u shkëputi nga dy pikë pretendentëve tjerë Metalurgut dhe Horizontit. Takimi në Tetovë solli futboll të qetë, me Vardarin që tentonte të imponojë lojën e vet, mirëpo me një Shkëndijë që nuk dorëzohej dhe dukej e vendosur mirë në fushë. Pjesa e parë nuk solli shumë nxitje dhe mundësinë më të mirë e kishte Pollozhani, goditja e të cilit shkoi skaj portës. Me të filluar pejsa e dytë Ejupi del ballë-ballë me portierin kundërshtar, mirëpo vonohet në reagim dhe humb rast të 100% për të shënuar. Në vazhdim nuk kishte ndryshim, deri në minutën e 73-të, kur Taipi pa nevojë humb topin në mesfushë duke i mundësuar Himenezit të organizojë kundërsulm dhe më pas edhe harkim në zonë, ku Petrov pa problem shënon për 1:0. Goli i Vardarit ishte pak sa edhe komik, pasi pas krosiomit të Himenezit u ndëgjua fishkëllimë që erdhi nga ndonjë tifoz i papërgjegjshëm dhe mbrojtësit e Shkëndijës për një moment u ndalën duke menduar se loja ishte ndërprerë. Vetëm pas disa sekondave u pa se arbitri tregon në pikën e bardhë dhe se goli ishte i rregullt. Shkëndija pas golit të pranuar u hodh në kërkim të barazimit, por goditjet e Pollozhanit nga distanca nuk ishin precize. Në minutën e 83-të moment i dyshimtë kur Ejupi me fintë lirohet nga Tanevski, i cili me dorë rëmben topin, mirëpo për arbitrin nuk kishte penalti. Në fund tre pikët shkuan në konton e Vardarit, ndërsa Shkëndija ka në dispozicion edhe 6-të ditë për të pritur sa më e përgatitur ndeshjen e vitit, finalen e Kupës me Teteksin. Fitore të rëndësishme ka marrë Drita e Bogovinës, që fitoi 2:0 Sileksin në Kratovë. Bogovinasit treguan lojë të qetë dhe kontrollonin ngjarjet në fushë, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Stankovski që shënoi dy gola. Së pari në fund të pjesës së parë pas goditjes së Nuhiut dhe mbrojtjes së Bozhinovskit, Stankovski realizoi për 0:1, ndërsa në minutën e 61 priti mirë krosimin në zonë, duke shënuar për 0:1. Vendasit arritën përmes Ivanovit në minutuën e 65-të të zbusin rezultatin në 1:2, mirëpo deri në fund nuk kishin mundësi të rrezikojnë fitoren e Dritës. Me këtë triumf bogovinasit shkojnë në kuotën e 33 pikëve, 4 më pak se Napredoku që është në zonën që garanton mbijetesë. Renova mundi Bregallnicën me rezultat 2:1, duke ndërprerë serinë e tre disfatave të njëpasnjëshme, ndërsa kjo ishte humbja e parë pas 6-të ndeshjeve për Bregallnicën. Fisnik Nuhiu në minutën e 13-të shënoi për epërsi 1:0 të Renovës, ndërsa në minutën e 37-të Izair Emini realizoi për 2:0. Miqtë golin e nderit e shënuan në minutën e 82-të përmes Zdravkovit nga penaltia. Në ndeshjet tjera Metalurgu barazoi 1:1 me Rabotniçkin, Napredoku u mund 0:2 nga Horizont Turnova, ndërsa Teteksi në Shkup barazoi 0:0 me Pelisterin.

Rezultatet e javës së 30-të:
Renova-Bregallnica 2:1
Shkëndija-Vardari 0:1,
Metalurgu-Rabotniçki 1:1,
Sileksi-Drita 1:2,
Napredoku-Horizonti 0:2,
Teteksi-Pelisteri 0:0.

Publiku tetovar duartrokiti Shkëndijën

Edhe përkundër dëshprimit të madh nga disfata e pësuar përballë rivalit të uryer, publiku tetovarë vlerësoi mundin e futbollistëve duke i përcjellë me duartrokitje frenetike pas përfundimit të ndeshjes. Thirjet ‘Shkëndija,Shkëndija…..’ mundej të ndëgjohen në tribuna, deri sa të shumtë ishin ata që përgëzonin futbollistët për performansën e tyre. Këtu sigurisht ndikim ka kualifikimi në finalen e Kupës së Maqedonisë, si dhe seria e gjatë pa disfatë dhe paraqitjet e mira kundër kandidatëve për titull. Sigurisht publiku tetovar është i vetëdijshëm për situatën që mbizotëron në klub, kështu në mes të tifozëve mund të ndëgjoheshin komente të llojit: “Duke patur parasysh se luajnë pa para, ‘vetëm me ujë dhe bukë’, futbollistët bile kanë dhënë shumë këtë sezon”, ose “Këta janë heronjë të vërtetë. Askush tjetër nuk kishte duruar këtë situatë. Në kushte të këtilla ndonjë skuadër tjetër do të ishte shuar, ndërsa këta djelmosha do luajnë finale të Kupës dhe besojmë të na sjellin trofeun”… Gjithsesi, është me rëndësi që tifozët vlerësojnë drejtë situatën dhe mbështesin ekipin para ndeshjes më të rëndësishme, të mërkurën e ardhshme me Teteksin në finalen e Kupës.

‘Fishkëllima’ ndihmoi Vardarin

Goli i vetëm i përballjes Shkëndija-Vardari ishte në fakt pak sa i pazakontë. Në momentet që topi krosohej në zonë, u ndëgjua zëri i ‘bylbylit’ dhe të gjithë (përfshirë edhe futbollistët e Shkëdijës) menduan se arbitri ndërpreu lojën. U deshtën disa sekonda për të kuptuar se fishkëllima erdhi nga publiku dhe se goli ishte i rregullt. Në fund ai moment u tregua vendimtar për fitoren e Vardarit dhe tifozi që bëri atë gjest, duhet të kujtohet mirë për veprimin. Është lehtë të fajsohen, shahen dhe ofendohen futbollistët në rast të një gabimi apo ndeshje të humbur. Tani gabimi ishte i tifozit, që në një mënyrë drejtëpërsëdrejti ndihmoi Vardarin. Tifozët e këtillë duhet të mendojnë mirë për sjelljen e tyre, e cila në raste sjell edhe pasoja. Vërejtja e dytë është për një pjesë të publikut që vazhdimisht hedh gjësende të teren. Çdo vendim i papëlqyeshëm i arbitrave, apo sjellje e futbollistëve kundërshtar, sjell ‘breshër’ të hedhjes së ‘arsenalit’ në teren. Turp dhe papërgjegjësi, nëse dihet se Shkëndija ka krizë të madhe finansiare, ndërsa FFM-ja rregullisht sjell ndëshkime në të holla për veprimet e tifozëve. Kështu nuk ndihmohet ekipi! Dhe për fat të keq, dëmin e bëjnë një pjesë e caktuar e ‘tifozëve’, që ndoshat edhe kanë qëllim të prishin imazhin. Përndyrshe pjesa më e madhe e publikut është ‘OK’.

FITON DRITA HUMB SHKËNDIJA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *