Home / Sport / Fitojnë Gostivari, Rufeja dhe Vrapçishti

Fitojnë Gostivari, Rufeja dhe Vrapçishti

Gostivari ka mundur 2:0 Lokomotivën, duke vazhduar luftën për pozitat e para në renditje. Rufeja e Miletinës ka mundur 1:0 Skopjen, në një takim të vështirë, ku miqtë gjatë gjithë kohës ishin orientuar në mbrojtje, ndërsa ka rezultuar vendimtar një gol i Buranedin Musait nga pika e bardhë. Vrapçishti arrin të fitojë 2:1 11 Oktomvrin dhe mer pikë të rëndësishme për qetësi në mesin e tabelës.

Të martën janë xhvilluar ndeshjet e xhiros së 24 të Ligës së Dytë të futbollit në Maqedoni, në të cilat skuadrat shqiptare, Gostivari, Rufeja-M dhe Vrapçishti kanë arritur të shënojnë fitore të rëndësishme në tentimin për përmbushjen e ambicieve të tyre. Gostivari ka mundur 2:0 Lokomotivën, duke vazhduar luftën për pozitat e para në renditje. Paunov në minutën e 8-të ka realizuar për epërsi 1:0 të Gostivarit, ndërsa golashënuesi më i mirë i skuadrës, Eshtref Dehari në minutan e 76-të shënon për 2:0. Në këtë ndeshje debutim të suksesshëm kishte trajneri i ri i ekipit Adnan Zekir, i cili erdhi si zëvendësim i Jeton Beqirit të dorëhequr. Kjo fitore Gostivarin e çon në kuotën e 50-të pikëve, aq sa ka Skopje në vendin e tretë, ndërsa Euromilku është i dyti me 51 pikë. Shërbim të madh Gostivarit në luftën për inkuadrim direkt në Ligën e Parë i ka bërë Rufeja e Miletinës, e cila ka mundur 1:0 Skopjen. Në një takim të vështirë, ku miqtë gjatë gjithë kohës ishin orientuar në mbrojtje, ka rezultuar vendimtar një gol i Buranedin Musait nga pika e bardhë, për t’i dhënë skuadrës tre pikë të rëndësishme, me të cilat ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe në një far mënyre mbajnë gjallë shpresat për të kapur pozitat e balotazhit. Vrapçishti arrin të fitojë 2:1 11 Oktomvrin dhe mer pikë të rëndësishme për qetësi në mesin e tabelës. Në ndeshjet tjera fitore rekorde ka marë lideri i rendijtes Makedonija Gj.P. në transfertën me Ohrin, duke fituar me rezultat të lartë 10:2. Sulmuesi Boban Jançevski ka shkëlqyer me 6-të gola të realizuar. Makedonija ruan pozitën e parë me 54 pikë, tre më shumë se Euromilku i vendit të dytë, që këtë javë mundi Korzon 3:1, falë hat-trikut të sulmuesit Stojanovski. Pobeda Juniori ka fituar 1:0 Miravcin, Maxhari ishte bindës 3:0 ndaj Novacit, ndërsa pa gola ka përfunduar sfida ndërmjet Tikveshit dhe Babit.

Rezultatet:
Gostivari – Lokomotiva 2:0
Rrufeja-M – Skopje 1:0
Vrapçishti – 11 Oktomvri 2:1
Tikveshi – Babi 0:0
Euromilk – Korzo 3:1
Pobeda J – Miravci 1:0
Ohri 2004 – Makedonija Gj.P 2:10
Maxhari S – Novaci 3:0

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *