Home / Sport / Fiton Drita, humbin Shkëndija dhe Renova

Fiton Drita, humbin Shkëndija dhe Renova

Ndeshjet e xhiros së 31 në Ligën e Parë të futbollit në vend sollën futboll interesant dhe nxitje të reja në dy xhiro para fundit të sezonit garues. Prej skuadrave shqiptare vetëm Drita e Bogovinës arriti të marrë fitore, pasi mundi 2:0 Teteksin, ndërsa Shkëndija dhe Renova pësuan disfata nga Bregallnica, gjegjësisht Pelisteri.

Drita duke parë hapsirë që të shpëtojë nga balotazhi, para se gjithash pas serisë negative të Napredokut, me përqendrim të madh hapi takimin me Teteksit. Bogovinasit që në minutën e 7-të arritën të avansojnë, kur i riu Jonuzi shënoi për 1:0 pas assistit të Xhaferit. Pak më vonë Ardian Nuhiu kishte rast të mirë për të shënuar, mirëpo mbrojtësit mysafirë arrijnë të shpëtojnë në moment të fundit. Teteksi mundej të barazojë pas këtij aksioni të mirë, kur Petkovski u gjet i vetmuar para portës vendase, mirëpo pa nevojë komplikoi situatën dhe lejoi që mbrojtja e Dritës të shpëtojë portën. Aksioni i rradhës ishte për Dritën, kur disa kombinimie të mira të Nuhiut dhe Stankovskit, Mançevski shpëton portën pas goditjes së Jonuzit. Drita më në fund arriti të sjellë golin e dytë në minutën e 39-të, kur Miftari assiston në zonë, ndërsa Nuhiu me goditje të fortë realizon për 2:0. Deri në fund të pjesës së parë regjistrojmë vetëm një kanosje të miqve dhe intervenimin e mirë të Mustafës, ndërsa në start të pjesës së dytë Nuhiu sjell kanosjen e parë, mirëpo Siljanovski arrin të mbrojë. Mundësia e rradhës lirisht mund të hyjë në huqjen e vitit, kur Nuhiu u gjet i vetmuar në afërsi të portës, por bën mjeshtërinë duke goditur me një goditje shtyllën dhe traversën. Në kohën shtesë Teteksi kishte mundësi të shënojë golin e nderit, mirëpo Bozhinovski nuk arrin të realizojë nga pika e bardhë. “Fitore e merituar, e cila mundej dhe duhej të jetë e manifestuar me më shumë gola dhe me diferencë më të madhe. Jo se rivali s’pati shanse, mirëpo ne vërtet humbëm shumë mundësi shënimi. Gjithsesi më e rëndëishme mbetet fitorja dhe tre pikët e reja, me të cilat ne mbetemi në luftë për të shmangur pozitat e balotazhit, për më shumë tani kur na ndan vetëm një pikë me Napredokun e vendit të 8-të”, u shpreh pas ndeshjes me Teteksin, mesfushori i Dritës, Betim Miftari. Ndeshje efikase është zhvilluar në Shtip, ku Bregallnica mundi 4:3 Shkëndijën. Tetovarët luajtën me formacion të kombinuar duke ruajtur forcat për finalen e Kupës, ndërsa shtipjanët shfrytëzuan këtë duke avansuar që në minutën e 4 me anë të Mitrovit. Shkëndija arrin të barazojë në minutën e 23-të me anë të kroatit Lovre Çirjak, ndërsa Bregallnica arrin të shkojë në pushim me epërsi 2:1, pasi në minutën e 39-të shënon Zllatkovski. Fillimi i pjesës së dytë solli dy gola të shpejtë të vendasve, së pari Zllatkovski, ndërsa më vonë edhe Zdravkov shënojnë për 4:1. Mirëpo Shkëndija nuk dorëzohet dhe në minutën e 62-të me anë të Ejupit zbut në 4:2, ndërsa i njëjti futbollist në minutën e 82-të shënon për 4:3. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe pikët mbetën në konton e Bregallnicës. Pelisterit i ka mjaftuar një gol i vetëm i Dimitrovskit nga pika e bardhë në minutëne 23-të, për të mundur minimalisht 1:0 Renovën. Horizont Turnova ka bërë një hap pas në luftën për titullin e kampionit duke u mundur 2:4 nga Metalurgu, ndërsa Vardari ishte bindës 4:0 përballë Napredokut. Rabotniçki me përmbysje në pjesën e dytë, fitoi 3:2 Sileksin.

Rezultatet e javës së 31-të:
Drita – Teteksi 2:0
Bregallnica – Shkëndija 4:3
Pelisteri – Renova 1:0
Vardari – Napredoku 4:0
Rabotniçki – Sileksi 3:2
Turnova – Metalurg 2:4

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *