Home / Lajme / Maqedoni / Fjalim i Ahmetit në Shkollën për studime ndërkombëtare në Universitetin Xhons Hopkins në Uashington (VIDEO)

Fjalim i Ahmetit në Shkollën për studime ndërkombëtare në Universitetin Xhons Hopkins në Uashington (VIDEO)

7 Maj – Ahmeti do të takohet me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Filip Riker, zëvendës ndihmës sekretarin e mbrojtjes Evelin Farkas, këshilltarë për siguri kombëtare në kabinetin e nënpresidentit Xho Bajden, kongresistin nga Nju-Jorku Eliot Engel, i cili është bashkëkryetar i grupit shqiptar në Kongresin e SHBA-së, dhe me funksionarë tjerë.

Me fjalimin në Shkollën për studime ndërkombëtare në Universitetin Xhons Hopkins, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, e filloi qëndrimin treditor në Uashington, në kuadër të së cilit duhet të ketë takime me funksionarë dhe këshilltarë në Stejt departamentin amerikan, Sekretariatin për mbrojtje dhe Kongresin e SHBA-së.

Ahmeti, në fjalimin në Xhons Hopkins, dha pikëpamje optimiste ndaj Ballkanit, veçanërisht pas marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe u angazhua për tejkalimin e çështjes për emrin dhe kompletimin e integrimeve euro-atlantike në rajon.

Ahmeti i theksoi ndryshimet e arritura me Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën tha se çështje të hapura sheh në statusin e gjuhës shqipe dhe nevojën nga punësimet e mëtutjeshme të shqiptarëve në administratën publike dhe tha se në SHBA është që të punojë edhe në përmirësimin e imazhit të Maqedonisë në botë.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe do të ishim shumë të gëzuar nëse fillon negociata me Bashkimin Evropian, për çka nevojitet sjellja e vetëm dy ligjeve. Kosova duhet të njihet dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe pas negociatave për heqjen e vizave të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për shqiptarët e Maqedonisë, nevojitet zbatim i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit, të jenë të barabartë me maqedonasit. Sot është koha e pajtimit përfundimtar midis popujve të Ballkanit, të 100-vjetorit të luftërave të përgjakshme në Ballkan, kur të gjithë ishim viktima, edhe shqiptarët edhe maqedonasit, edhe të tjerët. Nëse kanë mundur Franca dhe Gjermania ta heqin kufirin mes vete, në vende ku mijëra fëmijë janë vrarë në luftërat mes tyre, pse të mos mundemi edhe ne? Kam thënë se, nëse dëshirojmë Shqipëri të madhe, atë mund ta kemi vetëm në Bashkimin Evropian, nga Athina deri në Stokholm”, deklaroi Ahmeti, në pyetjen për atë se ku e sheh ardhmërinë e shqiptarëve në rajon.

Sipas liderit të BDI-së, kontesti për emrin është një problem i rëndë, çështje për të cilën ai personalisht nuk ka mundur të besojë se në përgjithësi është shtruar dhe e cila duhet të tejkalohet me kompromis të të dyja palëve. Ahmeti tha se ka mirëkuptim për qëndrimet e maqedonasve etnikë.

“Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë kontestuar identitetin e bashkëqytetarëve të tyre, maqedonasve. Ne jemi kombi i vetëm i cili nuk e sjell në pikëpyetje identitetin e bashkëqytetarëve, fqinjëve tanë. Çështja për emrin është një pengesë për anëtarësim në NATO dhe për hapjen e negociatave me BE-në. Besojmë se anëtarësimi i vendit tonë në NATO është mirë jo vetëm për ne, por edhe për rajonin, në të cilin do të kemi më shumë investime dhe stabilitet. Ne nuk kemi dallime të thella me partnerin tonë të koalicionit rreth emrit, që të dy partitë dëshirojmë zgjidhje dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të guximshëm, të krijohet jetë më e mirë, paqe dhe stabilitet”, deklaroi Ahmeti.

Në diskutimin për kontestin për emrin, Ahmeti u ballafaqua me një përfaqësues të Asociacionit grek panmaqedonas në SHBA, i cili u paraqit me akuza për nacionalizëm nga ana e Maqedonisë. Ahmeti kërkoi që kapitulli me kontestin të përfundojë dhe vlerësoi se ka pritur më shumë nga Greqia.

Ali Ahmeti, i cili në Uashington ka arritur i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe shefi i Kabinetit të tij, Artan Grubi, u pyet edhe për incidentin në Kuvend më 24 dhjetor. Ai fajin për incidentin të cilin e quajti pjesë e problemeve midis partive VMRO-DPMNE dhe LSDM, e hodhi ndaj LSDM-së opozitare dhe tha se ngjarja e ka prish autoritetin e Maqedonisë.

“Opozita ka vendosur ta bojkotojë miratimin e buxhetit. Ndoshta kanë pasur vlerësim se me mosvotimin e buxhetit, kjo do t’i anulonte zgjedhjet lokale dhe me këtë do të kenë mundësi që të fitojnë. Unë nuk jam dakorduar me këtë. A kemi hyrë ne në kurth? Po, mendoj se kemi hyrë. Përgjegjësia është te pushteti dhe unë jam pjesë e pushtetit. Por, ngjarja po zmadhohet nga opozita. Unë kisha takime me Branko Cërvenkovskin, me të cilin kam bashkëpunuar katër vjet dhe në mënyrë shumë të hapur i kam thënë se nuk ka zgjedhur mënyrë të mirë që të fitojë në zgjedhje. Cërvenkovski e humbi mbështetjen, strategjia të cilën deshi ta zbatojë, për zgjedhjet e parakohshme ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar dhe për të arritur fitore. I thash se as në mënyrë teorike nuk mund të fitojë në zgjedhje dhe në vend të kësaj i kërkova të fokusohemi në kontestin për emrin, i cili kërkon konsensus politik dhe etnik. Në fund, Cërvenkovski nuk mori as dy për qind të komunave në Maqedoni. Nëse duhet të sqarojmë në detaje, të themi se edhe deputetët tanë kanë qenë të ekspozuar në terror psikik, kanë marrë sms porosi nga deputetë të LSDM-së se duhet ta lëshojnë Kuvendin, sepse në të kundërtën ‘të gjithë do të digjeni'”, deklaroi Ahmeti, i cili njëherit e dënoi largimin e gazetarëve nga salla kuvendore, duke thënë se edhe vetë nuk din se si do të kishte reaguar në një situatë të tillë në të cilën ka pasur druajtje nga një përleshje më e madhe.

Ahmeti do të takohet me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Filip Riker, zëvendës ndihmës sekretarin e mbrojtjes Evelin Farkas, këshilltarë për siguri kombëtare në kabinetin e nënpresidentit Xho Bajden, kongresistin nga Nju-Jorku Eliot Engel, i cili është bashkëkryetar i grupit shqiptar në Kongresin e SHBA-së, dhe me funksionarë tjerë.

Është paraparë që Ahmeti në Nju-Jork të takohet me ndërmjetësuesin në kontestin për emrin Metju Nimic. Gjatë fundjavës Ahmeti kishte takim me shoqatat shqiptare në Çikago, ku u takua me një grup të mërgimtarëve nga Kërçova.

ALI AHMETI KËRKON TË MBYLLET ÇËSHTJA E EMRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *