Home / Lajme / Maqedoni / Fondet e BE-së edhe për komunën e Tetovës (VIDEO)

Fondet e BE-së edhe për komunën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 16 Maj – “Sot jam jashtëzakonisht e nderuar që pata mundësi të mirëpres ambasadorin e BE, Aivo Orav me të cilin gjithmonë kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë qysh në periudhën kur isha zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Ne biseduam për perspektivën euroatlantike të vendit tonë dhe për realizimin e vizionit për Tetovën një qytet të zhvilluar modern dhe evropian” theksoi Arifi në konferencën për shtyp të dhënë pas përfundimit të takimit.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot në hapësirat e komunës së Tetovës priti ambasadorin evropian në Shkup, Aivo Orav. Gjatë takimit kryetarja Arifi informoi ambasadorin Orav mbi planet për modernizimin e administratës komunale si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit. Po ashtu kryetarja Arifi dhe ambasadori Orav biseduan për sfidat e qytetit të Tetovës dhe aktivitetet që planifikohen të ndërmerren nga administrata në funksion të përshpejtimit të dinamikës së zhvillimit infrastrukturor, ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve dhe qëllimeve të interesit të përgjithshëm.

“Sot jam jashtëzakonisht e nderuar që pata mundësi të mirëpres ambasadorin e BE, Aivo Orav me të cilin gjithmonë kemi pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë qysh në periudhën kur isha zëvendëskryeministër për çështje evropiane. Ne biseduam për perspektivën euroatlantike të vendit tonë dhe për realizimin e vizionit për Tetovën një qytet të zhvilluar modern dhe evropian” theksoi Arifi në konferencën për shtyp të dhënë pas përfundimit të takimit.

“Kryetarja e nderuar e Tetovës, zonja Teuta Arifi më informoi për sfidat me të cilat ballafaqohet Tetova dhe unë si ambasador i BE nuk merrem vetëm me çështje politike po edhe me çështje që tangojnë pushtetin lokal. BE jep fonde dhe ndihma financiare që në nivel vjetor arrin shumën prej 100 milion euro pjesa më e madhe e të cilave ju jepen komunave dhe po ashtu thellimi i bashkëpunimit sa i përket informimit dhe aftësimit të qytetarëve dhe organizatave qytetare për ti shfrytëzuar fondet e BE është shumë i rëndësishëm” theksoi ambasadori evropian Orav.

TEUTA ARIFI TAKON AMBASADORIN ORAV ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *